Protestuesit kërkojnë të ndalen pazaret për Kosovën, duan zgjedhje

Protestuesit kërkojnë të ndalen pazaret për Kosovën, duan zgjedhje

Qytetarë të shumtë kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të miratohet rezoluta e opozitës në Parlament, e cila ia pamundëson presidentit Hashim Thaçi që në Bruksel të flasë për korrigjimin e kufijve të Kosovës. Kjo ishte protesta e tretë e organizuar nga shoqëria civile dhe “Protestoj”, me kërkesat për dorëheqjen e kryeprokurorit […]

Kjo ishte protesta e tretë e organizuar nga shoqëria civile dhe “Protestoj”, me kërkesat për dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, vetingu në gjyqësor dhe pastrimin e listave të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Përveç kërkesave që ishin pjesë e protestave të mëhershme, protestuesit kësaj radhe bën thirrje për miratimin e rezolutës së opozitës LDK, Vetëvendosje dhe PSD në Kuvendin e Kosovës përmes së cilës kreut të vendit do t’i pamundësohej që në bisedat me palën serbe të negociojë për ndryshimin e kufijve, transmeton KP.

Analisti Imer Mushkolaj, që ka folur në emër të protestuesve, u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen në protesta.

“Qysh e kemi parë këto dy ditët e fundit po luhet një lojë e ndyrë në mes partive. Hashim Thaçi nuk po lejon të miratohet rezoluta që atij ia ndalon që në Bruksel të diskutojë për territorin e vendit. Ai po e rrezikon shtetësinë e Kosovës. Kuvendi ndërkaq është bllokuar nga pakica e përfaqësuesve të popullit, nga kryetari i Kuvendit. Deri më tash ne si qytetarë jemi përpjekur ta japim kontributin tonë, por është koha që Kuvendi të mos vazhdojë, të mos mbetet vetëm hapësirë për konferenca. Është koha që pushtetit t’i tregohet se këtu është për të qeverisur dhe jo për të bllokuar. Opozita duhet të marrë përgjegjësi, ne sot ju kërkojmë partive opozitare anëtarësisë së partive opozitare që ti bashkohen thirrjes tonë për protestë. Me kërkesën e vetme shpëtimin e vendit dhe nëse vazhdohet kështu me zgjedhje të reja”, ka thëne ai.

Mushkolaj u ka bërë thirrje anëtarësisë së të gjitha partive politike që të bashkohen, për siç ka thënë korrigjimin e politikanëve.

“Me ose pa neve si organizatorë do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Por nëse partitë në pushtet na thonë se po bëjmë argatin e opozitës, ne ju themi se do të bëjmë kështu edhe nesër me kundërshtarët tuaj. Edhe një herë ju bëjmë thirrje anëtarësisë së partive politike që të angazhohen për korrigjim jo të kufijve por të politikanëve që po na qojnë drejt rrënimit”, tha ai.

“Presidenti po përpiqet që të bllokojë vendimmarrjen në kuvend që në takimin e radhës me Vuçiqin të krijojë parime që do të duhej të bëheshin në Kuvend. Ne sot nuk i kemi këto dhe dimë që vetëm na thotë presidenti. Dimë që na thotë se ne asgjë nuk do të humbin por vetëm të fitojmë. Kjo është rrenë”, tha ai.

Në fund është lexuar një deklaratë nga të gjithë protestuesit.

“Sot si kurrë më parë, është më se e qartë që politika po ndërhyn në gjyqësor. Keqpërdorimet nuk po adresohen dhe një sistem i tillë, dëshmitarë të të cilit jemi ne qytetarët, po e shkatërron të ardhmen tonë. Sot këtu protestojmë dhe kërkojmë që të respektohet sovraniteti i vendit tonë. Kërkojmë të ndërpriten pazaret me shtetësinë tonë, me ekzistencën tonë. Kërkojmë zgjedhje të reja”, thuhej në deklaratë.

Ndryshe, protesta e radhës e qytetarëve dhe shoqërisë civile do të mbahet pas një jave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?