Protesta në Selanik: Kaos dhe dhunë për marrëveshjen me Maqedoninë

Me shkopinj dhe mjete të tjera rrethanore të rinj të grupeve ekstremiste të djathta që mbajnë flamuj grekë sulmojnë një prej policëve të forcave speciale dhe e rrezojnë përtokë duke e qëlluar derisa në ndihmë të tij vijnë policë të tjerë. Për disa orë rresht ky ishte imazhi i qendrës së Selanikut që është shndërruar […]

Por ndërsa protesta e sindikatave të ndryshme kanë qenë paqësore, forca të shumta policore kanë përdorur bomba me gaz lotsjellës për të shpërndarë grupe të ekstremeve të djathta që merrnin pjesë në mitingun kryesor të zhvilluar kundër marrëveshjes së Greqisë me Maqedoninë.

Tubimi është shpërndarë shumë shpejt pasi përleshjet kanë vazhduar për disa orë të shoqëruara me thirrjet “Maqedonia është greke” dhe parulla kundër qeverise Tsipras.

Në të njëjtën kohë kryeministri Aleksis Tsipras ka inaguruar Panairin e 83-të Ndërkombëtar të Selanikut dhe ka mbajtur një fjalim ku ka shpallur masat e reja sociale të qeverisë dhe shkurtime taksash, masa që sipas tij janë të parat në favor të popullit grek pas 8 vitesh krizë dhe paketash ndihme.

Tsipras ka vizituar në mëngjesin e së shtunës pavionet ndërkombëtare që marrin pjesë në Panair, midis tyre edhe atë të SHBA që është vendi i nderit sivjet, i shoqëruar nga ministri amerikan i Tregtisë dhe ambasadori amerikan në Athinë.

Pasditen e së dielës Tsipras do t’u përgjigjet gazetarëve të mediave vendase dhe të huaja në konferencën për shtyp që mbahet çdo vit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?