Protesta e punëtorëve, KEDS beson në zgjidhjen e problemeve

KEDS-i përmes një deklarate për media shpreh përkushtimin për përmirësimin e kushteve dhe beneficioneve për punëtorët në bashkëpunim të ngushtë me sindikatat. “Ne e respektojmë të drejtën e punëtorëve për të protestuar dhe shpresojmë në koordinim sa më të mirë me organizatorin për të siguruar që operacionet tona të mos ndërpriten për më tepër duke […]
KEDS-i përmes një deklarate për media shpreh përkushtimin për përmirësimin e kushteve dhe beneficioneve për punëtorët në bashkëpunim të ngushtë me sindikatat.
“Ne e respektojmë të drejtën e punëtorëve për të protestuar dhe shpresojmë në koordinim sa më të mirë me organizatorin për të siguruar që operacionet tona të mos ndërpriten për më tepër duke pasur parasysh që ne jemi kompani që ofron shërbime për të gjithë konsumatorët”, thuhet në deklaratë.
Për më tepër, KEDS sqaron se që nga fillimi i operimit në Kosovë, ka punuar në bashkëpunim të ngushtë me sindikatat për të përmirësuar kushtet e punës së punëtorëve, përfshirë edhe sigurinë në vendin e punës.
“Edhe një herë ne sigurojmë që do të vazhdojmë bashkëpunimin me sindikata në përpjekjet tona në përmirësimin e operacioneve tona, përfshirë edhe kushtet dhe mirëqenien e punëtoreve, me objektivin e qartë për të ofruar shërbim sa më të mirë për konsumatorët”, përfundon deklarata.
Ndryshe, punëtorët e KEDS-it po protestojnë sot me kërkesat për paga dhe kushte më të mira pune












