Propozimet e Qosiqit mbi zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës

Propozimet e Qosiqit mbi zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës

Libri i tashmë të ndjerit, akademik Dobrica Qosiqit (1921-2014), i njohur edhe si “babai shpirtëror i popullit serb”, me titull “Kosovo” i botuar më 2004, paraqet vijëmësinë e konceptit tradicional të politikës antishqiptare përreth Kosovës, dje dhe sot. Mirëfilli dihet se intelektuali e ideologu, akademik Dobrica Qosiqi, për gati një gjysmëshekulli përfaqësonte ajkën e elitës […]

Mirëfilli dihet se intelektuali e ideologu, akademik Dobrica Qosiqi, për gati një gjysmëshekulli përfaqësonte ajkën e elitës politike dhe kulturore serbe, me një ndikim të pamohueshëm në bazamentin ideologjik serbomadh, shkruan Memli Shaip Krasniqi në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Rrjedhimisht, me të drejtë shtrohet pyetja: Sa ishte dhe sa është funksional libri “Kosovo” dhe a mundet ky libër t’i shërbejë pajtimit shqiptaro-serb? Sigurisht se, pas leximit të këtij libri, kujtoj se, akademik Dobrica Qosiqi, është larg nxitësit të afrimit dhe të pajtimit ndërmjet këtyre dy popujve. Përkundrazi, sikur edhe koha po dëshmon, ai mbetet nxitësi i një tensionimi të ri ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Logjika serbe e pansllavizmit

Pra, akademik Dobrica Qosiqi bën të kundërtën, duke vazhduar kështu traditën e vjetër garashaniane, e cila si bazë e kishte logjikën serbe të pansllavizmit e të pankrishterimit ortodoks. Nga profili i një “paqedashësi” ai nuk kërkon “maksimumin” e hisesë në Kosovë, por vetëm ndarjen territoriale të “Stare Srbije”, ngase aty ka monumente religjioze serbe, thuajse ato ishin gjithmonë serbe e jo bizantine e romake, pa praninë e popullsisë vendore ilire e të pasardhësve të tyre shqiptarë dhe të përkatësisë së krishterë të tyre, katolike-romake dhe ortodokso-bizantine.

Ky libër autobiografik, por edhe pamflet politik, përfshin vitet 1999-2003 dhe ka për objekt trajtimi retrospektivën e një disidenti politik nga e kaluara e vetë autorit.

Akademik Dobrica Qosiqi, “babai shpirtëror” i Serbisë e i serbizmit, u rikthehet të bëmave patriotike të vitit 1968, që, gjithnjë sipas tij, ndërlidhet me “kobin e rënies së madhe” të Aleksandër Rankoviqit, nënkryetar i RSPF-së së Jugosllavisë. Ai kështu rënien politike të ish-kryepolicit dhe të nënkryetarit të Jugosllavisë, si dhe të bashkëmendimtarit të vet, pra të Aleksandër Rankoviqit, e përjeton rëndë, madje mjaft rëndë, sa për pasojë ka rilindjen kulturore dhe politike të shqiptarëve në Kosovë, si dhe në hapësirat e tjera të Jugosllavisë. Prandaj, në këtë kontekst, sipas mendimtarit dhe ideologut serbomadh, akademik Dobrica Qosiqit, disfata e kësaj elite politike serbe në vitet 1966-68, ishte e rëndë dhe, sipas tij, edhe më e rëndë se ajo e Car Llazarit në Betejën e Kosovës më 1389. Akademik Dobrica Qosiqi këtë humbje të pushtetit serb në Kosovë e përjeton si humbje të sovranitetit shtetëror, pra humbje të rastit historik për të shkelur dhunshëm mbi shqiptarët e në favor të proceseve politike në “Jerusalemin” serb, pra në Kosovën e tyre të “shenjtë”, por pa shqiptarë. Ky qëndrim i tij dëshmon edhe njëherë se për akademik Dobrica Qosiqin nuk vlejnë normat universale morale, karakteristikë kjo e intelektualëve të ngritur, për të cilët vazhdonte të vlente norma ”atë që ia do vetvetes mos ia moho tjetrit”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?