Prokuroria në Ferizaj flet për hetimet mbi vdekjen e Avdyl Kqikut

Prokuroria në Ferizaj flet për hetimet mbi vdekjen e Avdyl Kqikut

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për vdekjen e 38 vjeçarit nga fshati Sojevë i Ferizajit. I ndjeri, Avdyl Kqiku u gjet pa shenja jete në qytetin e Ferizajit, derisa ishte raportuar i zhdukur që nga dita e premte e javës së kaluar. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka treguar dyshimet […]

I ndjeri, Avdyl Kqiku u gjet pa shenja jete në qytetin e Ferizajit, derisa ishte raportuar i zhdukur që nga dita e premte e javës së kaluar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka treguar dyshimet e para të hetimeve lidhur me rastin në fjalë.

Ai thotë se tani do t’i identifikojnë edhe kamerat e vendit të ngjarjes. Sipas tij, më tutje me këtë veprim do t’a kenë më lehtë në procesin e hetimeve.

“… i kemi hetuesit rajonal në vendin e ngjarjes dhe janë duke shikuar edhe njëherë  dhe tani do të identifikojmë edhe kamerat dhe të njëjtat do t’i marrim  që të shohim se çka ka në këtë rast”, ka thënë Jashari për Indeksonline.

Më tutje, numri një i Ferizajit në drejtësi ka shtuar se deri tani hetimet tregojnë se 38 vjeçari është vrarë.

“Kështu që deri tani hetimet janë duke zhvilluar në dy drejtime, për momentin thuhet se është vrarë. Hetimet janë duke vazhduar intensivisht”, ka përfunduar Kryeprokurori Jashari.

Ndryshe, Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh të saj ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e Avdyl Kqikut.

Sipas tyre, i ndjeri është gjetur pa shenja jete në afërsi të lumit dhe i njëjti kishte një plagë në fytyrë.

“Një viktimë mashkull shqiptar është gjetur pa shenja jete me një plagë në fytyrë në veturën e tij në afërsi të lumit. Viktima ishte raportuar nga familjarët si person i zhdukur”, thuhej në raport.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?