Prokurori Blakaj i përgjigjet Haradinajt pasi e quajti ‘hajn të pulave’

Prokurori Blakaj i përgjigjet Haradinajt pasi e quajti ‘hajn të pulave’

Ish-prokurori special i Republikës së Kosovës, Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje para dy javësh si pasojë e kërcënimeve të pranuara për punën e tij, ka thënë se kryeministrit Haradinaj duhet ta kuptojë që askush nuk qëndron mbi ligjin. Në përgjigje të akuzave që kryeministri ia ka bërë atij kur e ka quajtur “hajn të […]

Në përgjigje të akuzave që kryeministri ia ka bërë atij kur e ka quajtur “hajn të pulave” dhe “pishpirik”, Blakaj deklaroi se e respekton luftën që ka bërë Ramush Haradinaj mirëpo u shpreh se sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka kuptim nëse të gjithë qytetarët nuk janë të barabartë para ligjit.

“Përgjigja ime për zotin Haradinaj është se, ai dhe gjithë të tjerët, duhet ta kuptojnë që detyrat e mija si prokuror i shtetit i kam kryer me kompetencë maksimale. Dua t’i njoftoj qytetarët se të gjithë personat e përfshirë në këtë rast, e që janë intervistuar, i kam trajtuzar në mënyrë të barabartë. Kryeministri Haradinaj duhet ta kuptoj se askush nuk qëndron mbi ligjin”, u shpreh Blakaj në një intervistë për emisionin Betimi për Drejtësi.

“Unë kam respekt për zotin Haradinaj dhe për të gjithë ata që kanë luftuar, mirëpo unë besoj se sakrifica dhe lufta e UÇK-së nuk ka asnjë kuptim nëse qytetarët tonë nuk do jenë të barabartë para ligjit” u shpreh Blakaj.

Blakaj po ashtu ka thënë se gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se dorëheqjen e ka ofruar me qëllim të mbrojtjes së familjes së tij, pasi kishte marrë sugjerime se siguria e tij dhe familjes janë në rrezik.

“Aktualisht e kam statusin e turistit, tash më ka nxit më shumë për të ardhmen time. Duhet të marr një vendim sepse këtu jam me familje. Tash jam në SHBA e kam shtyer dy herë fluturimin sepse nuk ndihem i sigurt të kthehem dhe jam i kërcënuar. Personalisht nuk jam ballafaquar me askënd dhe pesë pare nuk i jap për këtë çështje. Mirëpo në këto rrethana duhet të jem më i kujdesshëm”, u shpreh Blakaj, shkruan Insajder.

Blakaj ndër të tjera tha se është në konsultim me familjen e tij nëse do të kthehet në Kosovë apo jo.

“Asnjëherë nuk e kam menduar të punoj apo të veproj jashtë vendit tim. Tani më duhet një konsultim me familjen për tu kthyer në Kosovë apo jo”, tha Blakaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?