Profesori i UP-së kritikon pushtetin: Kërkon që të studiohet ‘baci politik’

Ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës, fakultetin filozofik, Shemsi Krasniqi ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, shkruan Periskopi. Ai ka ironizuar me logjikën e liderëve institucionalë të cilët i referoheshin Adem Demaçit dhe Behgjet Pacollit me ‘bac’ duke iu dhënë një lloj autoriteti. Krasniqi ka propozuar, natyrisht me cinizëm, që universitetet publike […]
Ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës, fakultetin filozofik, Shemsi Krasniqi ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, shkruan Periskopi.
Ai ka ironizuar me logjikën e liderëve institucionalë të cilët i referoheshin Adem Demaçit dhe Behgjet Pacollit me ‘bac’ duke iu dhënë një lloj autoriteti.
Krasniqi ka propozuar, natyrisht me cinizëm, që universitetet publike e kolegjet private të studionin atë që ai e quan ‘bacologji’ – si një shkencë të mirë për vizione politike dhe ekonomike.
Lexoni shkrimin e tij të plotë:
“Gjithë këto universitete publike dhe kolegje private, e askund nuk studiohet bacologjia. Shkencë më e mirë për vizione politike dhe ekonomike, si edhe për për punë të jashtme e marrëdhënie ndërkombëtare nuk ka. Aq më tepër kur është produkt vendor dhe kur e kemi bacin politik që s’ia gjenë shoqin n’krejt dynjanë.” /Periskopi












