Prishtina, më e lira në rajon për të jetuar – 26% më lirë se në Tiranë

Prishtina, më e lira në rajon për të jetuar – 26% më lirë se në Tiranë

Kosova, Maqedonia dhe më pas Shqipëria janë vendet që kanë kosto më të ulët jetese në rajon dhe çmime më të lira të produkteve ushqimore. Sipas të dhënave të Numbeo, mbi çmimet e ushqimit, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme, Prishtina është kryeqyteti i parë në rajon me 26.52 për qind më i lirë se […]

Kosova, Maqedonia dhe më pas Shqipëria janë vendet që kanë kosto më të ulët jetese në rajon dhe çmime më të lira të produkteve ushqimore.

Sipas të dhënave të Numbeo, mbi çmimet e ushqimit, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme, Prishtina është kryeqyteti i parë në rajon me 26.52 për qind më i lirë se Tirana, ndjekur nga Shkupi. Në rajon kryeqyteti malazez, Podgorica, është më i shtrenjti ndjekur nga Beogradi dhe Sarajeva.

Numbeo ka analizuar Indeksin e Kostos së Jetesës për 1,388 qytete. Ky indeks është tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet, por nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose kredia.

Numbeo thotë se një racion ushqim në restaurantet e Prishtinës për dy apo tre persona kushton 12 euro, pirja e një pije joalkoolike kushton më pak se 1 euro dhe një shishe ujë kushton 0.51 euro.

Për sa i përket ushqimit në markete, një litër qumësht kushton 0.77 euro, një kilogram djathë kushton 3 euro dhe një kilogram mish kushton mbi 6 euro.

Lidhur me transportin, Numbeo tregon se një biletë e transportit lokal kushton 0.4 euro, një litër benzinë kushton 1.04 euro dhe tarifa fillestare për taksi kushton 1.5 euro.

Për t’u ngrohur në Prishtinë, qytetarët paguajnë mesatarisht 67 euro në muaj për një apartament prej 85 metër katrorë.

Ata që dëshirojnë të blejnë apartament në qendër të Prishtinës duhet të paguajnë 1,205.56 euro për një metër katror, ndërsa në periferi të saj një metër katror kushton 672.5 euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?