Prifti kroat: Mos i pranoni refugjatët myslimanë, mos u jepni as bukë, as ujë

Prifti kroat, Josip Tomic, i cili kryeson Famullinë e Luginës Kupreka në Kroaci u ka bërë thirrje qytetarëve që mos t’i pranojnë refugjatët myslimanë në shtëpitë e tyre, raporton Periskopi. Ai i ka nxitur besimtarët e krishterë që atyre të mos u ofrojnë as strehim, as ushqim e ujë. Tomiç, i cili promovon politikat kundër […]
Ai i ka nxitur besimtarët e krishterë që atyre të mos u ofrojnë as strehim, as ushqim e ujë.
Tomiç, i cili promovon politikat kundër emigracionit i sheh si të rrezikshëm refugjatët myslimanë.
Tutje, ai ka ftuar famullitarët e tij që të mos marrin emigrantët në shtëpitë e tyre.
Madje, u raportua se duke dëgjuar këto deklarata të priftit, disa prej besimtarëve nuk i kanë lejuar refugjatët që të futen në pronat private të tyre dhe shtëpitë familjare.
Tomiç thotë se Kisha pranon që besimtarët të marrin në shtëpi emigrantët, por sipas tij, një udhëtari mund t’i ofrohet strehim nëse ai udhëton nga shtëpia e tij në një destinacion të caktuar dhe më pas kthehet sërish në shtëpi të tij.
“Në këtë rast, të ashtuquajturit emigrantë kryesisht janë burra, dezertorë ushtarakë që nuk duan të përgjigjen në thirrjen e një autoriteti ligjor për të mbrojtur atdheun e tyre. Ata nuk do ta mbrojnë traditën, zakonet dhe kulturën tonë”, ka thënë Tomiç.
Madje, ai kërkoi nga besimtarët e krishterë që sapo të shohin refugjatë myslimanë t’i raportojnë ata në Polici, pasi përbëjnë rrezik jo vetëm për Kroacinë, por edhe për Evropën.
“Për 500 vjet, Kroacia ka qenë qendër e krishterimit dhe mbrojtës i Evropës kundër heretikëve myslimanë. Do ta vazhdojmë këtë traditë dhe do ta ruajmë Evropën nga pushtimi i emigracionit të paligjshëm islamik./Periskopi












