Pozita e opozita pa numra, politika bllokon Kosovën

Kriza në vendimmarrje në Kuvend është demonstruar të mërkurën. Asnjëri kamp politik nuk ka mundur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të shtyrë përpara iniciativat rreth dialogut me Serbinë – pushteti nuk e ka vënë fare në votim propozimin e Qeverisë për delegacionin negociator, e opozita ka dështuar ta sigurojë kuorumin për rezolutën që synon […]

Asnjëri kamp politik nuk ka mundur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të shtyrë përpara iniciativat rreth dialogut me Serbinë – pushteti nuk e ka vënë fare në votim propozimin e Qeverisë për delegacionin negociator, e opozita ka dështuar ta sigurojë kuorumin për rezolutën që synon t’ia ndalojë presidentit Hashim Thaçi t’i negociojë me Serbinë kufijtë e Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Kjo bllokadë ka ndodhur vetëm dy ditë para se të realizohet në Bruksel takimi i tretë i fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi, në të cilin presidenti Thaçi ka paralajmëruar se do ta shtrojë si propozim “korrigjimin e kufijve”.

Për në orët e pasdites ishte ftuar vazhdimi i seancës së thirrur nga Qeveria, që ka nisur një ditë më parë. Por nuk është zhvilluar. Kjo, për shkak se opozita e ka bojkotuar, ndërkaq deputetët serbë kanë vendosur ta dëgjojnë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili i ka urdhëruar të mos votojnë pro delegacionit negociator, në krye të të cilit Qeveria e ka propozuar Fatmir Limajn, meqë ai pranon të negociojë vetëm me Thaçin. Pas kësaj situate, me kërkesë të Qeverisë, seanca është shtyrë për një ditë tjetër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?