Posta me shumë probleme, vonohet çështja e pagave të punëtorëve

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media, ku ka sqaruar situatën në të cilën ndodhet Posta dhe punëtorët e saj. “Ka qenë një komunikatë se në rast se nuk kryhet shërbimi postar universal do të vijmë në një situatë që nuk mund të kryejmë pagat e punëtorëve”. […]
“Ka qenë një komunikatë se në rast se nuk kryhet shërbimi postar universal do të vijmë në një situatë që nuk mund të kryejmë pagat e punëtorëve”.
Ai ka thënë se për shkak që kanë qenë të detyruar ta mbulojnë këtë shërbim, kanë ardhur deri te kjo situatë.
“Si pasojë që nuk është mbuluar ky shërbim, ka shku edhe në Gjykatë Themelore ku ka kërkuar që Qeveria të bëjë rimbursimin. Qeveria ka kërku edhe një letërkonfirmim, ka qenë i vetmi që ka kërku për shërbim postar”.
“Borxhi aktual është diku 5 milionë euro që i kemi shpenzu për këto mjete për shërbime postare, ndërsa qeveria nuk e ka kryer punën e vet në lidhje me to. I gjithë dokumentacioni ka shku në qeveri dhe tani jemi në pritje që qeveria të reflektojë”.
Hoxha ritheksoi kërkesën për pagesën e punëtorëve. Ai shtoi se paga është e garantuar me ligj.
“Të paguhen punëtorët, të mos kemi bllokada në bërjen e punëve në kushte normale, sepse një gjë e tillë e krijon një imazh jo të mirë për ndërmarrjen”.
“Paga është e garantuar me ligj. Kemi bërë thirrje që kjo çështje të kryhet, por është vonuar”.
Hoxha ka thënë se Posta është ndërmarrja e vetme që ka plan konkret si të dalë nga kriza, ndërsa ka treguar se shërbimet e kryera deri më tash kanë qenë në kundërshtim me ligjin.
“Faturat e shërbimeve elektrike shpërndahen në kundërshtim me Republikën e Kosovës, ligjin mbi shërbimet postare…”
Ai ka thënë se problemi është se nuk po u paguhet borxhi.
“Kostoja totale është 450 mijë euro, nëse Posta e kryen këtë shërbim. Por Posta po privohet ta kryejë këtë shërbim postar. Kjo e drejtë me ligj i takon Postës së Kosovës”.
Punëtorët e postës thanë për Klan Kosovën se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të punëtorëve.












