Policia vihet në kërkim të djalit të Shaban Sylës

Policia e Kosovës ka në dorë një urdhër-arrest për ta prangosur Ilaz Sylën, djalin e Shaban Sylës. Ilaz Syla është pjesë e të akuzuarve në rastin e njohur si ‘Toka’. Kallxo.com mëson se Syla ishte liruar me vendim të gjykatësit Beqir Kalludra dy muaj më parë ndërsa nuk e kishte respektuar vendimin e gjykatës së […]
Policia e Kosovës ka në dorë një urdhër-arrest për ta prangosur Ilaz Sylën, djalin e Shaban Sylës.
Ilaz Syla është pjesë e të akuzuarve në rastin e njohur si ‘Toka’.
Kallxo.com mëson se Syla ishte liruar me vendim të gjykatësit Beqir Kalludra dy muaj më parë ndërsa nuk e kishte respektuar vendimin e gjykatës së Apelit i cili e kishte kthyer në paraburgim.
Në seancën e sotme gjykatësi Kalludra a njoftuar se për Sylën tashmë është lëshuar një fletë-arrest.












