Policia e Kosovës arreston aktivistin nga Serbia në Merdare. Gjuriq: Veprim kriminal i Prishtinës

Policia e Kosovës arreston aktivistin nga Serbia në Merdare. Gjuriq: Veprim kriminal i Prishtinës

Policia e Kosovës ka ndaluar në Merdare, Arnaoud Gouillion, francezin i cili udhëheq organizatën ‘Serbët për Serbët’. Mediat serbe që në orët e hershme të ditës së sotme, kanë alarmuar për këtë ndalim, për shkak se nuk ka respektuar procedurat e hyrjes në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për Periskopin edhe Policia e Kosovës. “Mund […]

Policia e Kosovës ka ndaluar në Merdare, Arnaoud Gouillion, francezin i cili udhëheq organizatën ‘Serbët për Serbët’.

Mediat serbe që në orët e hershme të ditës së sotme, kanë alarmuar për këtë ndalim, për shkak se nuk ka respektuar procedurat e hyrjes në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Periskopin edhe Policia e Kosovës.

“Mund te ju konfirmojmë se me vendim te institucioneve kompetente te Kosovës, është ndaluar personi në fjalë dhe pas përfundimit të procedurave të parapara ligjore të njëjtit iu është refuzuar hyrja në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për Periskopin.

Ndaj këtij rasti,  kanë reaguar në Serbi, duke thënë se ‘Kosova po ndalon edhe ata që shkojnë për të ndihmuar serbët në vend’.

Marko Gjuriq, i ashtuquajtur drejtor për Zyrën e Kosovës në qeverinë serbe, ka thënë se i ‘vetmi mëkat i Gouillion, ka qenë se ka dashur të ndihmojë popullin serb në Kosovë’.

“I vetmi mëkat ka qenë se ka dashur të ndihmojë serbët në Kosovë dhe pa ndonjë provë, është ndaluar në Merdarë nga strukturat e Prishtinës’, ka thënë Gjuriq, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se duke ndaluar Gouillion, të lëvizë lirshëm në Kosovë dhe të ‘kryejë punën e tij filantropike’, Kosova tregon se nuk respekton as të drejtat e botës së civilizuar.

“Disa nga strukturat kriminale në Prishtinë nuk kanë lidhje me humanizmin, ose të paktën mendojnë se serbët kanë më pak të drejta se njerëzit tjerë”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se ky ndalim, tregon se sa ‘në kaos veprojnë strukturat në Prishtinë’ duke ‘getoizuar serbët dhe duke i lënë si struktura të dyta në vend’.

Vetë Goullion u ka thënë mediave serbe se atij i është thënë sot nga Policia e Kosovës se i ndalohet hyrja në Kosovë për një periudhë të pacaktuar. /Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?