Policia bastisë shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen në AKI

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e sotme të Isa Sejdiut në ndërtesën e AKI-së. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në bastisje janë gjetur një revole me 25 fishekë. Arma e gjetur ishte pa leje. Bastisja ka ndodhur në Breg të Diellit, në rrugën “Qamil Bala”. I dyshuari, […]

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e sotme të Isa Sejdiut në ndërtesën e AKI-së.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në bastisje janë gjetur një revole me 25 fishekë. Arma e gjetur ishte pa leje.

Bastisja ka ndodhur në Breg të Diellit, në rrugën “Qamil Bala”.

I dyshuari, Valon Ibërdemaj është arrestuar pak minuta pas vrasjes të shokut të tij në orët e para të ditës së sotme.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka konfirmuar se sot, në orët e mëngjesit, është vrarë një person brenda objektit të kësaj agjencie.

Përmes një komunikate, AKI ka konfirmuar se viktima në fjalë ishte punëtor i bufesë dhe nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

Në komunikatë thuhet se “sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK (Qendrën Klinike Universitare të Kosovës)”.

“Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, përfundon komunikata.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?