Pjesëtarët e UÇK’së ultimatum për listat e veteranëve të rremë

Veteranët e UÇK-së të “Brigadës 113 Mujë Krasniqi”, kanë filluar protestën e tyre. Kjo po bëhet me kërkesën për largimin e veteranëve të rremë nga lista e përfituesve të pensioneve. Faik Zogaj nga Mleqani i Malishevës, së bashku me veteranë të tjerë, janë organizatorë të kësaj proteste. Ai thotë se vetëm në fshatin e tij […]

Faik Zogaj nga Mleqani i Malishevës, së bashku me veteranë të tjerë, janë organizatorë të kësaj proteste. Ai thotë se vetëm në fshatin e tij janë më shumë se 70 veteranë të rremë dhe për këtë ka dëshmuar më shumë se 6 herë te ish-prokurori special, Elez Blakaj.

“30 ditë i ka prej sodit që të ndalen pagesat e të pastrohen listat”, ka thënë Zogaj duke ia adresuar qeverisë, transmeton Koha.net.

Për këtë protestë të paralajmëruar për 3 shtator, Zogaj nuk ka marrë përkrahjen e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, të udhëhequr nga Hysni Gucati, për të cilin thotë se është në shërbim të politikës. Kreu i OVL së UÇK-së ka paralajmëruar se këtë protestë nuk do ta përkrahin.

“Më kanë thënë s’ke të drejtë me protestua, unë kam të drejtë sepse po bëhet diskriminime”, tha ai.

Më pas komandanti ka sqaruar aspektet e manipulimeve që i janë bërë listave. Ai tha ka pasur lista dhe dihet numri i tyre.

Protesta po vazhdon të mbahet në Prishtinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?