Përshëndetja e ngrohtë e Thaçit me Lutfi Hazirin

Përshëndetja e ngrohtë e Thaçit me Lutfi Hazirin

Sot, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, zv/kryeministri i parë, Behgjet Pacolli, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe të tjerë, kanë marrë pjesë në përurimin e një fabrike. Në këtë ceremoni inauguruese, presidenti Thaçi është përshëndetur ngrohtësisht me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri. Në vazhdën e zhvillimeve të fundit rreth korrigjimit të territorit ndërmjet Kosovës […]

Sot, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, zv/kryeministri i parë, Behgjet Pacolli, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe të tjerë, kanë marrë pjesë në përurimin e një fabrike.

Në këtë ceremoni inauguruese, presidenti Thaçi është përshëndetur ngrohtësisht me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.

Në vazhdën e zhvillimeve të fundit rreth korrigjimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ide kjo e shpalosur nga Thaçi, ka qenë Lutfi Haziri që i ka dhënë mbështetje kësaj ideje.

Haziri në mbështetje të kësaj ideje ka qenë gati i vetëm brenda LDK-së, pasi që Grupi Parlamentar i kësaj partie ka dalë kundër, shkruan lajmi.net.

Ky grup është iniciues edhe i një projekt rezolute në Kuvendin e Kosovës që ndalon hapjen e dialogut me Serbinë për kufijtë.

Megjithatë, rezoluta ende ka mbetur vetëm në letër pasi që opozita nuk i ka votat për të krijuar kuorum në Kuvend dhe seanca ka dështuar dy herë mbrëmë dhe një herë sot që të mbahet.

Në anën tjetër, brenda LDK-së ka mospajtime të thella. Ai që e ka marrë drejtimin de fakto të partisë është Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar, ndërkaq nënkryetarët kanë mbetur disi nën hijen e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?