Përplasje në LDK, Avdyli i përgjigjet Haraqisë: Rugova la shumë matrapazë e kriminelë t’i sillen rrotull oborrit

Përplasje në LDK, Avdyli i përgjigjet Haraqisë: Rugova la shumë matrapazë e kriminelë t’i sillen rrotull oborrit

Seanca e thirrur nga partitë e pozitës për krijimin e ekipit negociator për dialog me Serbinë, doli të jetë mollë sherri për LDK-në. Paraqitja e deputetes Teuta Rugova në seancë nga radhët e LDK-së ishte e habitshme për anëtarët e kësaj partie. Astrit Haraqija, pjesë e LDK-së dhe njëri i afërt me familjen e presidentit […]

Seanca e thirrur nga partitë e pozitës për krijimin e ekipit negociator për dialog me Serbinë, doli të jetë mollë sherri për LDK-në. Paraqitja e deputetes Teuta Rugova në seancë nga radhët e LDK-së ishte e habitshme për anëtarët e kësaj partie.

Astrit Haraqija, pjesë e LDK-së dhe njëri i afërt me familjen e presidentit Ibrahim Rugova, në një deklaratë për lajmin ka kritikuar ashpër shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin. Haraqija ndër tjerash kishte thumbuar edhe deputetin, Haxhi Avdyli.

“Ne mendojmë për shtet si rugovista, e jo si do karrieristë të LDK-së që mendojnë vetëm për karrige”, ka thënë Haraqija.

Në anën tjetër i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga ana e deputetit Avdyli.

Deputeti deklaroi se Ibrahim Rugova s’ka bërë kompromis me kufijtë e tokave të Kosovës dhe se ka lënë t’i sillen matrapaz e kriminelë rreth e rrotull.

“Edhe pse s’di a ia vlen me komentu deklaratat e personave që nuk përfaqesojnë askënd, por një duhet me thënë se Ibrahim Rugova s’ka bërë kompromise me kufinj e tokat e Kosovës edhe kur ishte duke u djeg çdo gjë nga pushtuesi. Ai i ka mbrojtë qytetarët dhe trojet me politikë të mençur dhe s’ka pranu për asnjë çmim të shes vendin për intersa personale. E vetmja mangësi e tij që si falet ishte që ka lënë shumë matrapaz e kriminelë t’i sillen rrotull oborrit’’, përfundon Avdyli, duke aluduar në Astrit Haraqinë.

“Ne mendojmë për shtet si rugovista, e jo si do karrieristë të LDK-së që mendojnë vetëm për karrige”, ka thënë Haraqija.

Ky mesazh sipas Haraqisë i drejtohej Avdullah Hotit dhe Haxhi Avdylit.

“Ky mesazh shkon për Avdullah Hotin e Haxhi Avdylin, si dhe për disa matrapazë që folin në emër të LDK-së”, ka thënë Haraqija.

Vazhdimi i seancës ku do të votohet ekipi negociator qeveritar është caktuar të jetë nga ora 16 e 30.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?