Përplasje mes komunës dhe prindërve – Mbyllet shkolla, nxënësit rrezikojnë të mbesin pa mësim

Përplasje mes komunës dhe prindërve – Mbyllet shkolla, nxënësit rrezikojnë të mbesin pa mësim

Mbi 100 nxënës të fshatit Abri e Epërme, rrezikojnë të mos fillojnë fare mësimin, për shkak të një vendimi të komunës së Drenasit, që shkolla në lagjen Muliqi të mbyllet. Arsyeja pse nxënësit mund të mos rinisin shkollën, është se prindërit po kundërshtojnë vendimin e komunës, që fëmijët të shkojnë në shkollën amë të lagjes […]

Drejtori për Arsim në komunën e Drenasit, Tafil Halilaj, i ka thënë Periskopit se kjo nuk është mbyllje, por është bërë vetëm një fuzionim i paraleleve, në mënyrë që të evitohen shpenzimet e mëdha.

“Kjo ka ndodhë për shkak se nuk kemi nxanësa të mjaftueshëm krahasuar me shkollën amë. Ne e kemi quajtur fuzionim të paraleleve, pasi që nxënësit vetëm do të shkojnë në shkollën që është në lagjen tjetër. Edhe lagja Muliqi edhe shkolla amë, i kanë klasët me nga 21 nxënës, më e madhja është me 29 nxënës”, ka thënë Halilaj në një prononcim për Periskopin.

Xhevdet Demaku, kryetar i fshatit Abri e Epërme njëherit edhe i deleguar i prindërve për të diskutuar këtë çështje me komunën, thotë se me këtë vendim, fëmijëve të fshatit po u mohohet një e drejtë elementare siç është shkollimi.

“Fshati jonë është kategorikisht kundër mbylljes, 116 nxënës ajo shkollë i ka pasë dhe tash po e mbyllin. Katër kilometra me udhëtu nxënësit. Ne kemi qenë në komunë dhe kemi diskutuar, e kemi sqaruar qëndrimin tonë sepse prindërit mohojnë t’i sjellin fëmijët në shkollën tjetër”, thotë Demaku për Periskopin.

Drejtori i Arsimit në komunën e Drenasit, Tafil Halilaj, thotë se është e pamundur të funksiohet kështu, shto sipas tij, edhe numrin e madh të punëtorëve të arsimit, jashtë listës së pagave.

“Ka shumë punëtorë që janë jashtë listës së pagave. Një pagë po na bëhet trefish më e madhe. Kemi kërku në Ministri të Arsimit, në rregull, t’i kemi të gjitha gjërat në rregull dhe nuk po e mbyllim. Pastaj, kemi edhe shumë vërejtje nga Auditori për pagesa jashtë listës”, thotë Halilaj për Periskopin.

“Sa i përket paralajmërimit të prindërve se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, duke kundërshtuar kështu këtë vendim të komunës së Drenasit, Halilaj thotë për Periskopin se prindërit me këtë veprim bëjnë shkelje ligjore.

“Prindi e ka obligim me çu fëmijën në shkollë. Është vepër penale me ndalë prej shkolle fëmijët. Ata të cilët nuk i lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollë, le të shkojnë nëpër gjykata”, thotë Halilaj.

Kryetari i fshatit dhe mësuesi Xhevdet Demaku, thotë se kjo qasje e komunës është shumë e gabuar.

“Prindërit nuk janë të interesuar për këto detaje. Me gjykata le të merren, gabim e kanë. Unë ua kam bërë një pyetje udhëheqësve të Drejtorisë së Arsimit në Drenas: po t’i kishit fëmijët në këtë shkollë, a do t’i kishit dërguar diku tjetër. Pastaj është problem tjetër, edhe punëtorët më të këqij në botë, në shtetet e zhvilluara gjithmonë lajmërohen paraprakisht për largim nga puna e jo vetëm me i ‘gju’ ashtu si lecka”, thotë ai.

Ai thotë se prindërit do të ndjekin një seri veprimesh për të kundërshtuar vendimin.

“Javën e parë, do të ketë çdo ditë protesta para shkollës që është mbyllur. Javën e dytë do të ketë protesta para komunës së Drenasit. Prindërit kanë dërguar ankesa në Drejtorinë e Arsimit të komunës tonë, kanë dërgu ankesë edhe në Ministrinë e Arsimit e gjithashtu edhe tek Avokati i Popullit”, thotë Xhevdet Demaku për Periskopin.

Tafil Halilaj thotë se që sot në mëngjes, komuna ka dërguar autobusin për t’i marrë nxënësit dhe për t’i dërguar në shkollë.

Një mësues i cili ka dhënë mësim në shkollën ‘Shote Galica’ të lagjes Muliqi, në kushte anonimieti i ka thënë Periskopit se ky është një vendim politik i komunës së Drenasit.

“Ky është një vendim i jashtëligjshëm. Deri tani, vendimin e ka parë vetëm drejtoria e shkollës. Pse paska mujtë kjo shkollë me funksionu prej vitit 2002 e tash nuk po bëjka me funksionu. E kanë mbyllë, po thonë e kemi bërë një fuzionim, por shkolla realisht është e mbyllur”, thotë F.H., për Periskopin.

Opozita në Drenas, kundërshton vendimin e komunës së udhëhequr nga Ramiz Lladrovci.

Petrit Gashi, asambleisht nga Iniciativa Qytetare për Drenasin, thotë se kjo është shkelje e të drejtës për shkollim.

“Vetëm edhe sikur një nxënës ta kishte ajo shkollë, nuk do të duhej të mbyllej’, thotë Gashi për Periskopin.

Sipas tij, për të marrë një vendim të tillë, madje komuna do të duhej të diskutonte me asambleistët.

‘Si merret një vendim në mënyrë kaq autoritare.  Ne nuk dimë asgjë zyrtarisht por flitet që 40 mësimëdhënësve u janë ndërprerë kontratat. Komuna duhet të jap sqarim pse ka lejuar apo pse ka ngarkuar aq shumë mësimdhënës me gjysmë norme”, ka thënë Gashi.

Kështu mendon edhe kryetari i qendrës së Vetëvendosjes në Drenas, Shemsi Elezi.

“Kjo shkollë që nga pamja duket e re nuk bën të mbyllet edhe sikur në të t’i vijojnë mësimet edhe 10 nxënës. Mbyllja e saj është një goditje që i jepet arsimit në atë zonë të thellë rurale. Prindërit kanë rë drejtë të protestojnë”, ka thënë ai.

Madje VV, kritikon edhe qasjen e Ministrisë së Arsimit për të ndërtuar shkolla në çdo lagje. E si të mbyllen pastaj ato, pyet VV.

“Shkolla e mesme e ulët “Shotë Galica” në. Abri përkatësisht paralele e ndarë nga 1 Shtatori nuk do të hapet më. Kështu kanë vendosur në DKA në Drenas. Dikur familja Muliqi ( Latif Muliqi ), kishte lëshuar tokën e saj/tij pa pagesë për të ndërtuar shkollën e cila deri me sot kishte numër të konsiderueshëm të nxënësve. Strategjia për zhvillimin e Arsimit në Kosovë 2008/2013 , për të ndërtuar objekte shkollore në çdo lagje e fshat si duket më shumë ka pas karakter për përfitime me tender se sa një strategji mirë e përgatitur. Prindërit e nxënësve , refuzojnë të pranojnë mbylljen e kësaj shkolle pasi tani fëmijët duhet dërguar në shkollën e cila i ka mbi 3 km rrugë. Pushtetarëve sot nuk u intereson fare kërkesa e prindërve. Vjen pyetja, si do të ruhet e mirëmbahet ky objekt, pasi aty nuk vijohet mësimi dhe objekti shkollor do të shkatërrohet meqë nuk do të ketë përkujdesje të mëtejme. Ku po mbetet vullneti i qytetarit tonë ( Bacës Latif ), i cili lëshoj tokën për ndërtimin e objektit shkollor dhe ku po mbeten kërkesat e qytetarëve për një shkollë më afër për fëmijët e tyre. Komuna e Drenasit dhe kryetari duhet të marrin vendime për qytetarë e jo vetëm pse i teket dikujt”, thuhej në reagimin e plotë të qendrës së VV’së në Drenas, të para pak ditësh./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?