Përplasja mes Nismës e AAK’së, Shala sulmon Nitaj: Krejt e dinë kush ha me dy lugë, po ti s’merr vesh

Përplasja mes Nismës e AAK’së, Shala sulmon Nitaj: Krejt e dinë kush ha me dy lugë, po ti s’merr vesh

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun në NISMA’n për Kosovën, Endrit Shala, ka reaguar pas akuzave të Nënkryetarit të AAK’së, Muharrem Nitaj, se zyrtarët e Partisë së Fatmir Limajt po hanë me nga dy lugë. Këshilltari i Limajt ka thënë se vetëm Muharrem Nitaj s’po e di saktë se kush ha me dy lugë derisa një […]

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun në NISMA’n për Kosovën, Endrit Shala, ka reaguar pas akuzave të Nënkryetarit të AAK’së, Muharrem Nitaj, se zyrtarët e Partisë së Fatmir Limajt po hanë me nga dy lugë.

Këshilltari i Limajt ka thënë se vetëm Muharrem Nitaj s’po e di saktë se kush ha me dy lugë derisa një fakt të tillë e di e gjithë Kosova.

“Krejt Kosova  e dinë, i madh e i vogël, e di kush hanë me dy lugë në Kosovë e veç z. Nitaj nuk po e di”, ka thënë Shala të dielën.

Ky zyrtar i NISMA’s për Kosovën  ka këshilluar Nënkryetarin e AAK’së të shkojë te Haradinaj dhe të informohet për qëndrimin e Fatmir Limajt dhe zyrtarëve tjerë të partisë.

Shala ka thënë se ish-gazetari i shndërruar në politikan s’merr vesh në çështje politike dhe është krejtësisht i painformuar.

“z. Nitaj, nuk merr vesh në këto çështje. Janë tema të rënda për te. Deputeti Nitaj po shihet se është krejtësisht i painformuar për zhvillimet politike sa i përket kësaj çështje. Deputeti Nitaj është mirë të konsultohet me Kryetarin e Partisë dhe besoj se nga z. Haradinaj informohet qartë për qëndrimet e NISMA’s”, ka shtuar Shala për Express.

Ndryshe, Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka lëshuar akuza në drejtim të NISMA’s për Kosovën dhe Fatmir Limajt, duke thënë se zyrtarët e kësaj partie po hanë me dy lugë.

E ka përmendur bashkëpunimin e Limajt me Thaçin si fakt se NISMA ka nisur ta konsiderojë partner Presidentin e Shtetit.

“Edhe disa nga këta zyrtarët e Nismës, kanë fillu të “hanë me dy lugë”! Edhe e akuzojnë rëndë Thaçin, edhe e kërkojnë partneritetin e tij!”, ka shkruar Nitaj, në një reagim në FB.

Këto komente deputeti i AAK’së i ka bërë duke folur për qëndrimet e partive në pushtet e opozitë lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës. Ka thënë se edhe LDK ka plot qëndrime të ndryshme për këtë temë, duke nisur nga Isa Mustafa e Lutfi Haziri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?