Për Milaim Zekën bojkotimi i bisedimeve me Serbinë është bojkot për ardhmërinë e Kosovës

Për Milaim Zekën bojkotimi i bisedimeve me Serbinë është bojkot për ardhmërinë e Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, gjatë seancës së jashtëzakonshme për emërimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë tha se prej konferencës së Rambujesë e deri më sot Kosova asnjëherë nuk ka qenë në një udhëkryq më të rëndësishëm ku përcaktohet ardhmëria e vendit. Zeka foli edhe për bojkotimin […]

Zeka foli edhe për bojkotimin e LDK-së duke thënë se këtë bojkot po e bëjnë vetëm një pjesë që sipas tij është shartim nga Bujar Bukoshi.

“Një pjesë e LDK-së se ajo pjesa reale Lufti Haziri, Agim Veliu e Teuta Rugova nuk janë për sabotimin e bisedimeve, ajo pjesa që ka dalë si shartim nga Bujar Bukoshi. Imagjinoni frymën politike që Rugova e ka pasur në bisedimet e Rambujesë, imagjinoni që Rugova ta sabotonte delegacionin e UÇK-së, do të kishim një fat katastrofal”, tha Zeka.

Po ashtu Zeka tha se sot nuk është duke u diskutuar fati i një partie por fati i një vendi duke shtuar se nuk është duke u folur për Thaçin si person por për institucionin e presidentit.

“Çdokush që flet dhe ka folur deri sot është mbështetur në thashetheme, as Kosova e as Serbia nuk ka platformë të bisedimeve deri sot, kur të vijmë në fund dhe kur të na paraqitet drafti final i dialogut ne mund të ulemi e të bisedojmë. Deri sot jemi duke parë opozitën që janë duke notuar në zgjedhje të parakohshme”, potencoi Zeka.

Milaim Zeka shtoi se për të qenë burrështetas është puna më e rëndë për një njeri sepse kërkohet që të merret përgjegjësi se Kosova nuk mund të vazhdoj të jetoj në erën e luftës me Serbinë.

“Ne duhet të luftojmë dhe ta rrëzojmë urrejtjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo urrejtje mund të rrëzohet vetëm me dialog. Ata që mendojnë me lujtë me fatin e Kosovës për hir të elektoratit, në fund të dialogut do të mbesin me gishta në gojë”, tha Zeka.

Ai e bëri fajtor Isa Mustafën që Kosova sot nuk ka ushtri kurse për Vetëvendosjen tha që e kanë të mbjellur idenë e refuzimit.

“Të gjithë e dinë që Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor që sot ne nuk kemi ushtri, inati i tij politik me Hashim Thaçin. Vetëvendosja e ka të mbjellur në idenë e vet vetëm refuzimin, veç me rrëzu për tokë, ata asnjëherë nuk na kanë ofru platformën. Mos të mendojnë që Limaj e pjesa tjetër e delegacionit e ka marrë me lezet këtë punë, nuk është lezet me shku me bisedu në Bruksel. Çdo bojkot për bisedime me Serbinë është bojkot për ardhmërinë e Kosovës”, përfundoi Zeka.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?