Pas ndërprerjes së seancës, kryesia e Kuvendit mblidhet në orën 14:00

Senaca e thirrur nga opozita me qëllim miratimin e një rezolute që ndalon negocimin e korigjimit të kufijve në dialogun Kosovë-Serbi, është mbyllur sot nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në mungesë të deputetëve që do ta bënin kuorumin, Veseli e deklaroi të mbyllur seancën, teksa ftoi që të mblidhet Kryesia e Kuvendit […]
Në mungesë të deputetëve që do ta bënin kuorumin, Veseli e deklaroi të mbyllur seancën, teksa ftoi që të mblidhet Kryesia e Kuvendit sot në orën 14:00.
“Sot në ora 14:00 e ftoj Kryesinë e Kuvendit së bashku me shefat e Grupeve Parlamentare në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit”, u shpreh Veseli.
Në seancën e sotme, që filloi rreth orës 10:30, morën pjesë 57 deputetë në sallë – të pamjaftueshëm për të bërë kuorumin.












