Paralajmërimi i Policisë së Kosovës nëse Vuçiq tenton të shkojë te Ujmani

Paralajmërimi i Policisë së Kosovës nëse Vuçiq tenton të shkojë te Ujmani

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se nesër do të vizitojë veriun e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme ka miratuar vetëm pjesërisht kërkesën e Vuçiqit për vizitën e nesërme, pasi atij nuk i është lejuar ta vizitojë Liqenin e Ujmanit. Policia e Kosovës, në një përgjigje për Periskopin ka bërë të ditur se […]

Në kërkesën për vizitë në Kosovë, Vuçiq kishte insistuar ta vizitojë edhe Liqenin e Ujmanit.

Por, një gjë e tillë nuk i është lejuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, pavarësisht insistimit të tij.

Liqeni i Ujmanit me hidrocentralin ka qenë në epiqendër të diskutimeve kohëve të fundit, pas paralajmërimeve për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë. Madje, muajin e kaluar në një deklaratë publike, presidenti Vuçiq pati thënë se ‘nuk do ta jap Ujmanin’. Andaj, një vizitë e tij në këtë Liqen po cilësohet si provokim në këtë kohë.

Në një përgjigje për Periskopin, Policia e Kosovës nuk ka qartësuar se çfarë masash do të merren ndaj Vuçiqit, nëse ai tenton të shkojë tek Ujmani, pavarësisht që nga autoritetet i është ndaluar një gjë e tillë.

“Policia e Kosovës, çdo here kur njoftohet nga organet shtetërore të RKS-së, për vizita të personaliteteve ndërkombëtare që do ta vizitojnë Republikën e Kosovës, ndërmerr masa, harton plane për të ofruar siguri për personalitetet në fjalë. Varësisht nga shkalla e rrezikshmërisë dhe niveli i personaliteteve ndryshojnë edhe masat e sigurisë që ndërmerr PK-ja. Edhe me këtë rast është hartuar plan për siguri  komfor vizitës së lejuar”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë Periskopit.

I ashtuquajtur shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka publikuar një email të shkëmbyer mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Kosovë, e cila është paraparë të ndodh më datën 8 dhe 9 shtator.

Si duket, kjo e-mail, është bërë problem kryesor edhe për anulimin e takimit Thaçi-Vuçiq në Bruksel, pasi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës është thënë se ai nuk mund të shkojë në Ujman.

“Ju informojmë me kënaqësi se agjenda e vizitës (së Vuçiq në Kosovë v.j) është miratuar pjesërisht. Nuk mund t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës tuaj për vizitë në Gazivodë. Faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në e-mail.

Por kush mund të sigurojë se Vuçiq nuk mund të vijë pa leje në këtë zonë ku edhe janë bërë përgatitjet tash e disa ditë?

Periskopi ka kontaktuar zyrtarin e MPJ’së, Jetlir Zyberaj i cili nga Brukseli ka thënë se nuk beson që do të ketë provokime të tilla.

‘’Nuk besoj që do të ketë provokime të tilla ngase ne si palë jemi të deshmuar për qasje konstuktive për arritjen e paqes ndërmjet dy vendeve’’, thuhet në përgjigjen e këshilltarit të ministrit Behgjet Pacolli.

I pyetur se nëse Vuçiq megjithatë shkon pa leje tek Liqeni i  Gazivodës, Zyberaj për Periskopin nuk ka dashur të japë një përgjigje konkrete, duke thënë vetëm se çdo njeri i përgjegjshëm duhet t’i respektojë rregullat.

‘’Secili njeri i përgjegjshem i respekton rregullat, aq me tepër rregullat e një shteti tjetër’’, thotë zyrtari i MPJ’së.

Për këtë çështje, nga Brukseli ka folur sot edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili ka thënë se Kosova respekton dhe kupton kërkesën e presidentit Vuçiq për të komunikuar me popullin serb në Kosovë, por kjo duhet të bëhet vetëm sipas agjendës së paraparë.

“Nuk ka hapësirë për incidente, nuk ka hapësirë për kërcënime, do të evitojmë cdo mundësi që lent ë hapura këto cështje.Respektoj interesimin legjitim të presidentit serb për të komunikuar me  qytetarët serb në Kosovë. Por, duhet të respektohet itinerari i plotë, i paraparë për vizitën në Kosovë”, ka thënë Thaçi, transmeton Periskopi.

Kujtojmë që më 26 mars të këtij viti, policia në Mitrovicë kishte arrestuar të ashtuquajturin shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, pasi kishte shkelur ndalesën nga autoritetet kosovare.

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kishin intervenuar për ta penguar një tubim në Mitrovicën e Veriut në të cilin po merrte pjesë edhe një delegacion nga Qeveria e Serbisë.

Pavarësisht ndalesës për të hyrë në Kosovë, pjesë e këtij takimi ishte edhe Gjuriqi, i cili pas eskalimit të situatës atje, i ishin vënë prangat me dhunë. Tërë kjo skenë, ishte parë si provokim i Serbisë ndaj organeve të rendit në Kosovë.

Derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse do të vizitojë apo jo Kosovën siç ishte paralajmëruar ditë më  parë, serbët në veri po bëhen gati për ta pritur atë.

Siç shihet në disa fotografi të postuara në rrjetet sociale, billbordat e qytetit janë mbuluar me posterë të presidentit serb. Madje edhe ura e Ujmanit tashmë ka marrë ngjyrat e flamurit serb.

Tash e sa javë po bëhet zhurmë e madhe që nga shpallja e idesë së presidentit Thaçi që në  vazhdën e dialogut me Serbinë të propozohet edhe korrigjimi i kufijve ndërmjet dy shteteve dhe kërkesa për bashkimin e Luginës me Kosovën./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?