Panik në Berlin: Letra me pluhur të dyshimtë dërgohen në Ambasadën e SHBA-së dhe të Izraelit

Autoritetet gjermane kanë treguar sot se kanë sekuestruar një sasi të letrave të cilat kanë përmbajtur një pluhur të dyshimtë, në adresë të ambasadës së SHBA-së dhe asaj të izraelit në Berlin. I dyshuari për këtë veprim është i njohur për autoritetet gjermane pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe në fillim të […]
Autoritetet gjermane kanë treguar sot se kanë sekuestruar një sasi të letrave të cilat kanë përmbajtur një pluhur të dyshimtë, në adresë të ambasadës së SHBA-së dhe asaj të izraelit në Berlin.
I dyshuari për këtë veprim është i njohur për autoritetet gjermane pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe në fillim të korrikut të këtij viti.
Siç raporton AP, analizat tregojnë se pluhuri nuk është i rrezikshëm, dhe dyshohet të jetë detergjent për rroba.
Për rastin ka folur zëdhënësi i policisë, Martin Halveg, i cili ka thënë se ato letra ishin dërguar në adresë të ambasadave me datë 22 gusht.












