Pamje nga aksidenti fatal në Klinë, treni mori jetën e një gruaje, dy fëmijë në QKUK

Një aksident me fatalitet mes një treni dhe veture në vend-kalimin hekurudhor ka ndodhur rreth orës 18:44 minuta në fshatin Dush të Klinës. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të lënduar gjashtë udhëtarë, të njëjtit pas ndihmës së parë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Në orën 18:44 në fshatin Dush ka humbur […]
Në orën 18:44 në fshatin Dush ka humbur jetën një grua, pasi që treni ka goditur një veturë në vendkalimin hekurudhor.
Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibraj.
Vdekjen e gruas, konfirmoi Ibraj, e ka konstatuar mjeku kujdestar në qendrën e mjekësisë familjare.
Ai, po ashtu, konfirmoi se dy fëmijë të lënduar ma rëndë nga aksidenti, janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. /Periskopi/
















