Pagat në Polici sipas Projektligjit për Paga: Nga 310 euro deri në 1860 euro

Pagat në Polici sipas Projektligjit për Paga: Nga 310 euro deri në 1860 euro

Ditën kur kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Paga, kryeministri Ramush Haradinaj ka zgjedhur t’i përgëzoj një kategori të veçantë të punonjësve shtetëror. Urimin ua ka dedikuar zyrtarëve policorë të Kosovës, duke thënë se Qeveria është përkujdesur që atyre t’u siguroj paga të dinjitetshme, shkruan AktivPress. “Me Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, që sot […]

Urimin ua ka dedikuar zyrtarëve policorë të Kosovës, duke thënë se Qeveria është përkujdesur që atyre t’u siguroj paga të dinjitetshme, shkruan AktivPress.

“Me Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, që sot mori miratimin e Qeverisë, më në fund, përfitojnë rritje substanciale të pagës policët e Kosovës. Një pagë e dinjitetshme për polici kredibile, në shërbim të zbatimit të ligjit!”, pati thënë ai.

Të njëjtën deklaratë e forcoj në ditën kur Policia shënoj  19 vjetorin e themelimit të saj.

“Jeni përballur me shumë dilema, ju dhe familjet e juaja, por asnjëherë nuk keni dështuar edhe pse në shumë etapa të jetës tonë, vendi, jeta ju ka nxjerrë para shumë sfidave, ju nuk keni dështu, por e keni mbajtur nivelin e duhur, përgjegjësinë në punë, përgjegjësinë ndaj ligjit dhe ndaj qytetarëve dhe Kosova nuk do të dështoj ndaj jush, do t’ju dalë zot”, tha Haradinaj.

Por çfarë pagash do të marrin policët në rast se Kuvendi i Kosovës e miraton dokumentin e Qeverisë.

Në Projektligjin për paga,  një kopje të të cilit e ka AktivPress, pozitat e policëve janë të shpërndara në tabelë varësisht nga koeficientet, por gazeta ka bërë kalkulimin e secilës pagë, duke nisur nga ajo më e ulëta e deri te ajo më e larta.

Në Projektligj është specifikuar se vlera e një koeficienti të pagës është 239 euro. Mirëpo, aty thuhet shprehimisht se përjashtim bëjnë zyrtarët policorë, pasi koeficienti i pagës bazë të tyre do të jetë 30% më i lartë se sa ai i përcaktuar në tabelat e pagave që ndahen nga shteti.

Kështu, një kadet policor parashihet të ketë koeficientin 1. Paga e tij do të jetë 310 euro.

Pagën më të lartë se kadeti do ta ketë polici i ri. Me koeficient 1.45 ai do të marrë 450.51 euro.

Një shkallë më lartë është polici. Me koeficient 1.55, ai do të marrë 481.58 euro.

Pastaj vjen polici i lartë me koeficient 1.70. Paga e tij llogaritet 528.19 euro.

Me koeficient 1.85 është rreshteri i Policisë. Ai parashihet të merr 574.79 euro.

Pagën më të lartë se rreshteri do ta ketë togeri. Me koeficient 2.10, paga e tij llogaritet të jetë 652.47 euro.

Kapiteni i Policisë është kualifikuar me koeficient 2.30. Rrjedhimisht paga e tij rezulton të jetë 714.61 euro.

Fill pas tij vjen majori. Koeficienti i pagës së tij është 3, që i bie që ai do të marrë 932.1 euro.

Pagën katërshifrore do ta ketë nënkoloneli. Me koeficient 3.5, ai do të marrë 1087.45 euro.

Koloneli do të paguhet sipas koeficientit 4. Kështu paga e tij rezulton të jetë 1242.8.

Ndihmësdrejtori i Departamentit  të Policisë ka koeficientin 4.8. Paga e tij rezulton të jetë 1491.36 euro.

Në rangim vije pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë. Koeficienti i pagës së tij është përcaktuar të jetë 5.4. Kështu paga e tij, do të jetë në lartësinë prej 1677.78 euro.

Dhe në krye të listës është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Koeficienti i pagës së tij është 6. Shprehur në të holla, paga e tij është 1864.2 euro.

Kalkulimet janë bërë vetëm për pagën bazë, pa i llogaritur shtesat e mundshme që i marrin policët për rrezikshmëri dhe për aspekte të tjera.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?