Pacolli: Ujmani është pasuri e Kosovës, nuk do të ketë tërheqje nga asnjë metër

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas deklaratave të fundit lidhur me Liqenin e Ujmanit, ku iu ndalua vizita presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Periskopi. Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Pacolli ka shkruar se Ujmani është pronë që i takon Kosovës. Ai thotë se edhe […]
Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Pacolli ka shkruar se Ujmani është pronë që i takon Kosovës.
Ai thotë se edhe Ujmani është çështje e panegociueshme, ashtu siç është çështja e territorit të Kosovës.
“Ujmani është pronë që i takon Kosovës, është pasuri e Kosovës, ashtu siç nuk do të ketë tërheqje nga asnjë metër e territorit të Kosovës, ashtu do të ndodhë edhe me Ujmanin, është çështje e panegociueshme”, shkruan ai në Facebook.
Ministria e Punëve të Jashtme e ka lejuar vetëm pjesërisht planin e Vuçiqit për vizitë në vikend.
Presidentit serb i është ndaluar vizita te Ujmani.
Akoma nuk dihet nëse Vuçiq do të vijë në Kosovë, teksa ka paralajmëruar një protestë për orën 21:00, në të cilën do të flas për këto çështje.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk do të lejojë Vuçiqin që të veprojë në kundërshtim me lejen që i është dhënë./Periskopi












