Pacolli sërish deklarohet për vizitën e Vuçiqit në Skenderaj, tregon pse iu hoq leja

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka reaguar sërish pas tentimit të presidentit serb që të shkojë në Banjë të Skenderajt, përkundër që leja iu revokua nga kryeministri Ramush Haradinaj. Sipas Pacollit, siguria e qytetarëve është më e rëndësishme, transmeton Periskopi. ‘’Republika e Kosovës është shtet që si njërin ndër parimet themeltare ka lirinë e lëvizjes. […]
Sipas Pacollit, siguria e qytetarëve është më e rëndësishme, transmeton Periskopi.
‘’Republika e Kosovës është shtet që si njërin ndër parimet themeltare ka lirinë e lëvizjes. Presidenti i Serbisë ka pasur leje për ta vizituar vendin tonë megjithatë, për ne është shumë e rëndësishme siguria e qytetarëve të Kosovës dhe gjithë atyre që vizitojnë vendin tonë. Vendimi i Keyeministrit për anulimin e vizitës së presidentit të Serbisë në Skenderaj është në funksion tē ruajtjes së sigurisë në vendin tonë’’, ka shkrua Pacolli në Facebook.
Ende nuk dihet nëse Vuçiq do të hyjë në Banjë, përkundër raportimeve të mediave serbe se presidenti i tyre tashmë gjendet në atë fshat të Skenderajt./Periskopi/












