Pacolli për deklaratën e Kurtit: E morën shumë seriozisht, po ne nuk bëjmë shaka me vajzën e Vuçiqit

Pacolli për deklaratën e Kurtit: E morën shumë seriozisht, po ne nuk bëjmë shaka me vajzën e Vuçiqit

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, nga Brukseli ka thënë se pala serbe i ka marrë me më shumë seriozitet se sa duhet deklaratat dhe shakatë që janë thënë dhe bërë në Kosovë. “Ne, në Kosovë, veprojmë në një atmosferë krejtësisht demokratike dhe ashtu siç edhe Kushtetuta jonë lejon, e […]

“Ne, në Kosovë, veprojmë në një atmosferë krejtësisht demokratike dhe ashtu siç edhe Kushtetuta jonë lejon, e themi shumë herë atë që mendojmë”.

“Nuk kemi frikë prej askujt. Ndonëse dikush ka thënë diçka në Kosovë, ka folur ose ka bërë shaka dhe pala serbe e ka marrë goxha me seriozitet”.

“Unë besoj se nëse ne hidhërohemi ose do të donim të hidhërohemi, ne kemi më tepër arsye të hidhërohemi në propagandën që çdo ditë dëgjohet ose shihet në mediat e Beogradit”.

Pacolli në Info Magazine të Klan Kosovës duke iu referuar deklaratës së liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit (ironia për martesën mes djalit të Hashim Thaçit dhe vajzës së Aleksandar Vuçiqit) dhe asaj të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli (se presidenti serb s’ka çfarë të kërkojë tek Liqeni i Ujmanit) ka thënë se nuk janë deklarata dashakeqe dhe i drejtohen vetëm politikanëve kosovarë.

“Besoj se duhet të kuptohet se shumëçka flitet, shumë herë edhe në shaka, shembull nuk duhej fare të përflitet dhe flitet sot për deklaratën e Albin Kurtit – ka qenë deklaratë që i është drejtuar presidentit (Hashim Thaçit)”.

“Nuk besoj se ka pasë diçka të keqe, është larg asaj që dikush donte të bënte shaka në llogari të vajzës së presidentit serb. Ne e respektojmë atë (Aleksandar Vuçiq) dhe familjen e tij dhe nuk është dashur askush të ketë asnjë dyshim se dikush ka bërë shaka”.

“Ka pasë një ndërrim të mendimeve por gjithmonë duhej të shihej se ato kanë qenë të drejtuara politikanëve në Kosovë – Albin Kurti në drejtim të Hashim Thaçit gjegjësisht djalit të tij dhe anasjelltas”.

“Deklarata e Kadri Veselit ka qenë deklaratë normale politike që dëgjohet gjithmonë në qarqet parlamentare. Me rëndësi është se pala kosovare ka qenë shumë serioze dhe me seriozitet ka marrë këtë rrugë, që të vijë në Bruksel dhe të jetë e gatshme për vazhdimin e dialogut”.

Megjithatë, kryediplomati kosovar ka thënë se tensionet mes palës serbe dhe asaj kosovare do të tejkalohen dhe faza fianale e dialogut do të vazhdojë, së shpejti.

“Megjithatë nuk ka ndodhur asgjë e keqe, ky dialog do të vazhdojë në të ardhmen. Shumë shpejt do të ulen tensionet, gjakrat dhe do të vazhdohet me dialog. Secili do ta kuptojë se me nguti nuk bëhen gjërat e mira, me emocione nuk arrihet te kompromisi”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?