Pacolli mendon se njerëzit bëjnë konspiracione për Labin

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka demantuar disa raportime se deputeti Labinot Tahiri ka dhënë dorëheqje nga partia e tij. ‘’Labinot Tahiri ka qenë, është dhe do të jetë në AKR, për kundër thashthëmeve dhe konspiracioneve. Karavani ecën përpara!!!!’’, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Periskopi. Madje Pacolli ka bërë edhe një gabim në njoftimin […]
‘’Labinot Tahiri ka qenë, është dhe do të jetë në AKR, për kundër thashthëmeve dhe konspiracioneve. Karavani ecën përpara!!!!’’, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Periskopi.
Madje Pacolli ka bërë edhe një gabim në njoftimin ku tregon se Labi nuk është larguar nga AKR. Fjalën karvan e ka shkruar ‘karavan’.
Kallxo.com sot ka raportuar se ka parë një e mail që deputeti i ka drejtuar sekretarit të Kuvendit ku shkruhet se ai ofron dorëheqjen.
Në dokument shkruhet se sekretari i ka kthyer përgjigje duke e njoftuar se kërkesën për dorëheqje duhet ta dorëzojë te Kryetari i Kuvendit.
Deputeti Tahiri është pyetur për këtë çështje.
“Nuk kemi pasë grup të AKR-së. Po ju lus pas një ore të më telefononi për këtë çështje për shkak se jam në protestë”, ka thënë Tahiri./Periskopi/












