Pacolli deklarohet për vizitën e Vuçiqit tek Ujmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se presidentit serb Aleksandar Vuçiq i është lejuar vizita tek Ujmani vetëm pas sugjerimit të aleatëve të Kosovës. Në një konferencë për media presidenti serb ka konfirmuar vizitën e nesërme të tij në Kosovë, të cilën e nisë në Ujman. “Pas rishqyrtimit të rrethanave […]
Në një konferencë për media presidenti serb ka konfirmuar vizitën e nesërme të tij në Kosovë, të cilën e nisë në Ujman.
“Pas rishqyrtimit të rrethanave të lindura gjatë ditës së sotme në Bruksel si dhe me sugjerimin e ndërmjetësueses së BE-së dhe aleatëve të Kosovës, të cilët janë të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve tona, kërkesa e presidentit të Serbisë për të vizituar edhe digën e Ujmanit është miratuar në përputhje me kërkesën zyrtare dhe me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë të paraparë me marrëveshjen e Brukselit. Pritet që kjo vizitë t’i kontribuojë dialogut për paqësim të kësaj popullate”, ka thënë Pacolli për Koha Ditore.












