Osmani – Hazirit: Para se të jem nuse e Preshevës, jam bijë e Mitrovicës, marre iu koftë që dëshironi ndarjen

Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur Lutfi Hazirit, i cili e quajti ‘nuse të Preshevës’ e cila ‘po shet mend për temën e bashkimit të Preshevës me Kosovën’. Ajo shkruan në FB: Para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës. Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre […]
Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur Lutfi Hazirit, i cili e quajti ‘nuse të Preshevës’ e cila ‘po shet mend për temën e bashkimit të Preshevës me Kosovën’.
Ajo shkruan në FB:
Para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës.
Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë.
Askush s’ka çka çuditet nga qëndrimet e mia, sepse ato janë qëndrime të LDK-së, të mbrojtjes së integritetit territorial, kushtetutës e deklaratës së pavarësisë dhe paqes dhe sigurisë në rajon, e të vulosura në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Këto qendrime nuk janë vetëm të miat, Armend Zemajt e Haxhi Avdylit, por janë të Kryesisë së LDK-së, degëve të LDK-së dhe gjithë Grupit Parlamentar të LDK-së. Por mbi të gjitha janë qëndrime që mbrojnë shqiptarët e Luginës nga gënjeshtrat e mashtrimet tuaja e të Hashimit. Qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit nuk përbijnë më dot kurthe që ju dhe Thaçi ua servoni e nuk lejojnë që dinjiteti i tyre të përdoret për perfitime tuajat elektorale.
Për fund, ju përshëndes me këto fjalë të heroit Isa Boletini nga viti 1901.
Nënkryetari i LDK’së, Lufti Haziri, e ka kritikuar ashpër deputeten e kësaj partie, Vjosa Osmani për vizitën e sotme të saj te Kulla e Isa Boletinit që gjendet në Zveçan, bashkë me dy deputetët e tjerë të kësaj partie, Armend Zemaj e Haxhi Avdylin, raporton Periskopi.
Nga atje, Vjosa Osmani kishte thënë se ‘fjalimet dhe dëshirat e Vucicit, njëjtë si dhe të mentorëve të tij Milosevic e Sheshel (por edhe të disave në Kosovë) për këto toka, ishin dhe do të mbeten vetëm ëndërra të papërmbushura dhe asgjë tjetër’.
Kësaj deklarate të Osmanit i ka reaguar bashkëpartiaku i saj, Haziri, i cili ka shkruar se ajo po shet mend për vota te Boletini i Koosvës.
“Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi. Po i kallxoj asaj dhe krejt atyne që ‘shesin men’ për vota se qysh e kam pru simbolikisht Idriz Seferin n’Gilan, kam me e pru edhe vendlindjen e tij në Kosovë, Preshevën. Kam me e pru edhe Bujanocin, edhe Medvegjën, edhe autostradën, e edhe hekurudhën”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në Facebook.
Tutje, ai ka thënë se Kosova Lindore do të jetë Kosovë, dhe kushdo që e kontenston një gjë të tillë, duhet t’i vijë marre.
“Kosova Lindore ka me qenë Kosovë. Tash asht koha. E kemi amanet me e ba të mundun. Kush e konteston këtë fakt, fort marre duhet me i ardhë! #KosovaLindoreamanet”, shkruan tutje Haziri./Periskopi












