Opozita shpalos “Planin B” për ta ndalë Thaçin nëse nuk miratohet rezoluta në Kuvend

Në rast se opozita nuk i ka numrat për ta miratuar një rezolutë në Kuvendin e Kosovës që ia ndalon presidentit të Kosovës që të negocioj me Serbinë për territorin e Kosovës, atëherë ekziston një plan tjetër. Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se nëse opozita nuk arrin ta miratojë rezolutën e synuar, atëherë […]
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se nëse opozita nuk arrin ta miratojë rezolutën e synuar, atëherë partitë opozitare do ta nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët me kërkesa të njëjta, e cila do të dërgohet në qendrat politike të botës, siç është SHBA-ja, BE-ja, Britania e Madhe, etj., shkruan Periskopi.
Osmani shpreson që Nisma do të reflektoj pozitivisht karshi këtyre zhvillimeve.
“Shpresoj shumë që NISMA edhe sot do të reflektojë pozitivisht karshi këtyre zhvillimeve dhe të jenë prezent. Nëse ata vijnë do të kemi kuorum. Vlen të theksohet se edhe AAK dhe NISMA kanë konfirmuar se mbështesin rezoulutën e cila ndalon të negociohet për territoret. Një rezolutë të tillë, në rrethana normale nuk do të duhej ta mohonte. Cdo deputet që refuzon ta bëj këtë në fakt refuzon ta mbrojë territorin e Kosovës. Sa i përket ekipit negociator ai nuk është ekip negociator, ai më shumë është vetëm një ekip mbështetës”, ka thënë ajo. /Periskopi/












