Opozita sërish bën përpjekje për ta ndalur Thaçin

Opozita do të bëjë sot përpjekjen e dytë për ta miratuar rezolutën për dialogun me Serbinë, që ta ndalë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin që të bisedojë për idenë e tij për shkëmbim territoresh. Kjo është përpjekja e radhës nga opozita për të miratuar këtë rezolutë, ngase të tjeret seanca kishin dështuar. Një prej 40 […]
Opozita do të bëjë sot përpjekjen e dytë për ta miratuar rezolutën për dialogun me Serbinë, që ta ndalë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin që të bisedojë për idenë e tij për shkëmbim territoresh. Kjo është përpjekja e radhës nga opozita për të miratuar këtë rezolutë, ngase të tjeret seanca kishin dështuar.
Një prej 40 pikave të rendit të ditës që pritet të diskutohen në seancën e Kuvendit, është edhe miratimi i rezolutës së propozuar nga opozita për dialogun me Serbinë.
Në pikën e gjashtë në rend ditë është Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.
Ndryshe, kjo është përpjekja e tretë që po bën opozita për të votuar këtë rezolutë, ngase seancat e tjera ku pritej të votohej kishin dështuar.












