Nuk fillon mësimi sot në 11 shkolla – Një ditë pushim nga mediokriteti për nxënësit

Nuk fillon mësimi sot në 11 shkolla – Një ditë pushim nga mediokriteti për nxënësit

Në njëmbëdhjetë shkolla në Kosovë sot nuk do të fillojë mësimi për shkak të vonesave në përfundimin e renovimeve, ndërsa deri më 6 shtator pritet të përfundojë procesi i shpërndarjes së librave falas. Kështu ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi gjatë një  konference për media ku ka bërë të […]

Në njëmbëdhjetë shkolla në Kosovë sot nuk do të fillojë mësimi për shkak të vonesave në përfundimin e renovimeve, ndërsa deri më 6 shtator pritet të përfundojë procesi i shpërndarjes së librave falas.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi gjatë një  konference për media ku ka bërë të ditur se të gjitha përgatitje për vitin shkollor 2018-2019 kanë përfunduar, derisa theksoi se deri tani në 15 komuna janë shpërndarë librat.

Bytyqi: Në 11 shkolla nuk do filloj mësimi  sot

“Sivjet është bërë një përgatitje e kënaqshme pavarësisht  që kemi pasur disa pengesa në fillim e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat, kemi diku rreth 11 shkolla tani nga informatat që kemi në tërë territorin e Kosovës që sot nuk do fillojnë mësimin për shkak të disa vonesave që na ndodhur në përfundimin e punëve në renovimin e shkollave….05’45”Po ashtu në këtë vit është bër shpërndarja e librave falas për të gjitha nivelet, pra nga niveli 1 deri në nivelin 9. Deri më tani në shumicën e komunave janë shpërndarë tekstet shkollore pritet që deri më datën 6 të përfundojmë shpërndarjen në të gjitha shkollat”, shtoi Bytyqi.

Gjatë kësaj konference ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se presin që nga viti i ardhshëm nxënësit në arsimin parauniversitar të nisin mësimin me botime të reja shkollore.

Bytyqi: Konsideroj që do kemi më në fund tekste të reja shkollore

“Për tekstet e reja shkollore është bërë thirrja publike për nivelet 0-6, 8 dhe 10 dhe pjesa e dytë po ashtu duhet të bëhet këtë muaj, pra do të bëhet publikimi i dytë për nivelin 2-7 dhe 12 dhe presim pastaj dorëzimin e dorëshkrimeve nga autorët dhe nga shtëpitë botuese deri në janarin e vitit 2019, ku pastaj do ta ketë rolin kryesor ministria dhe recensentët të cilët do të emërohen nga ministria për t’i vlerësuar dorëshkrimet…04;44Konsideroj që me anë të ligjit të ri dhe këtyre dorëshkrimeve që do të dorëzohen dhe që do të vlerësohen nga recensentët ne do kemi mundësi që të kemi libra alternativë dhe do të plotësohen kriteret dhe kushtet që të kemi më në fund tekste të mira shkollore” , ka thënë ai.

Sipas Bytyqit tekste shkollore nuk do të ketë këtë vit për nxënësit e Luginës së Preshevës, për shkaqe politike, por sipas tij janë duke punuar që të gjejnë një zgjidhje për këtë problem.

Bytyqi: Problemet politike i lënë nxënësit e Luginës pa tekste shkollore

“Vazhdojmë problemet politike me qenë në mundësinë tonë për t’i shpërndarë ato tekste në Luginën e Preshevës. Ne jemi duke biseduar me ministrinë e Arsimit në Shqipëri që të shohim pra se cilat do t’i gjejmë mundësitë dhe alternativat që këto tekste të mbërrijnë në Luginën e Preshevës, pra nuk është qëllimi jonë të bëjmë propagandë se çfarë po bëjmë ne, por për neve është shumë e rëndësishme që nxënësit t’i kenë librat dhe deri më tani nuk i kanë,ne shpresojmë që do ta gjejmë një zgjidhje që nxënësit t’i kenë këto tekste”, ka thënë ministri i Arsimit.

Lidhur me mësimin gjithë ditor Bytyqi  tha se në mungesë të infrastrukturës ky proces nuk mund të fillojë  vitin e ardhshëm, por sipas tij nëse sigurojnë infrastrukturë përcjellëse në disa shkolla mund të fillojë ky lloj mësimi.

E me nisjen e vitit të ri shkollor ministri Bytyqi kërkoi nga mësimdhënësit të angazhohen më shumë, ndërsa nga prindërit kërkoi të jenë më aktivë në rritjen e komunikimit me mësimdhënësit./B.Ibishi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?