“Noçja”, shqiptari që di të shesë atë që të gjithë thonë se po vdes

“Noçja”, shqiptari që di të shesë atë që të gjithë thonë se po vdes

Me kapele në kokë dhe gazetat në dorë, Isai, 54-vjeçari nga Dushku i Lushnjes, shet gazeta për pushuesit në zonën e Plepave në Durrës. Isai, që të gjithë e njohin me emrin Noçja, nofkë që i ka mbetur për shkak të një personazhi të Big Brother, ka mënyrën e tij të të dhënit të lajmeve. […]

Isai, që të gjithë e njohin me emrin Noçja, nofkë që i ka mbetur për shkak të një personazhi të Big Brother, ka mënyrën e tij të të dhënit të lajmeve.

Për t’i bërë interesante, komenton me zë të lartë zhvillimet, ndërsa shëtit mes çadrave të pushuesve, duke i joshur të blejnë gazetat me të cilat siguron të ardhura, edhe pse të pakta.

Ka 22 vjet që shet gazeta dhe stina e verës është e preferuara e tij.

Shpesh i duhet edhe të emigrojë drejt Greqisë për të punuar, por thotë se e do vendin e vet, ndaj kthehet përsëri: “Shtegtoj në Greqi, por kam edhe ullinj në Dushk”.

Edhe pse shumë pushues i lexojnë lajmet në internet dhe shumë gazeta kanë kaluar “online”, Noçja thotë se nuk e njeh krizën. Në fund të ditës, çanta e tij mbetet bosh, por edhe kur kjo nuk ndodh, kriza është e lexuesve. Jo e tij.

Një pushues thotë: “Gazetat i lexojmë nga pak. Marrim opinionin e tyre mbi ngjarje të politikës e të ditës. Noçja na tërheq vëmendjen. I ka atraktive. Natyrisht i blejmë”.

E tani që verës po i vjen fundi dhe më 10 shtator pushuesit e fundit largohen nga plazhet e shtëpive të pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, Isai nuk udhëton më nga Dushku në Durrës. Ndërpret shitjen e gazetave, por jo punën. Ullinjtë dhe përpunimi i tyre e presin në Dushk të Lushnjes, po ashtu edhe puna sezonale në Greqi./TCH

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?