Nitaj sulmon Nismën dhe Fatmir Limajn: Po hani me dy lugë

Nitaj sulmon Nismën dhe Fatmir Limajn: Po hani me dy lugë

Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka lëshuar akuza në drejtim të NISMA’s për Kosovën dhe Fatmir Limajt, duke thënë se zyrtarët e kësaj partie po hanë me dy lugë. E ka përmendur bashkëpunimin e Limajt me Thaçin si fakt se NISMA ka nisur ta konsiderojë partner Presidentin e Shtetit. “Edhe disa nga këta zyrtarët e […]

E ka përmendur bashkëpunimin e Limajt me Thaçin si fakt se NISMA ka nisur ta konsiderojë partner Presidentin e Shtetit.

“Edhe disa nga këta zyrtarët e Nismës, kanë fillu të “hanë me dy lugë”! Edhe e akuzojnë rëndë Thaçin, edhe e kërkojnë partneritetin e tij!”, ka shkruar Nitaj, në një reagim në FB.

Këto komente deputeti i AAK’së i ka bërë duke folur për qëndrimet e partive në pushtet e opozitë lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës. Ka thënë se edhe LDK ka plot qëndrime të ndryshme për këtë temë, duke nisur nga Isa Mustafa e Lutfi Haziri.

“Isa Mustafa e ka një qëndrim për kufirin me Serbinë e zëvendësi i tij Lutfi Haziri një tjetër! Ky i fundit thotë “hajde po ndërrohemi! Tash cili nga këto qendrime është i LDK-së?!”, ka pyetur Nitaj.

Nitaj ka thënë se qëndrimet të ndryshme për temën e kufijve kanë edhe Veseli e Thaçi derisa vetëm një qëndrim ka AAK’ja.

Edhe vizitën e Vucicit në Kosovë, Nitaj e ka ndërlidhur me brishtësinë e qëndrimeve të liderëve për kufijtë e Kosovës.

“Të vetmit që janë konsistentë në qëndrimin e tyre për këtë temë, janë Kryeministri Haradinaj dhe AAK, megjithëse nuk e përjashtoj mundësinë që edhe ndonjëri në AAK, “ta pi duhanin msheft”. Tani në një situatë të tillë mos u befasoni pse jemi këtu ku jemi dhe mos u çuditni pse vizita e Aleksandër Vuçiqit, i qet në hije krejt ngjarjet tjera në Kosovë! Me qenë të mbarë e të mirë ishin marrë vesh kollaj- kufiri është në kufi dhe pikë!”, ka shkruar Nitaj

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?