Nisma i reagon Vuçiqit: Nëse do negociata, dije se kryenegociator është Limaj

Nisma i reagon Vuçiqit: Nëse do negociata, dije se kryenegociator është Limaj

Pas konfirmimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se nesër do të vijë në Kosovë ai ndër të tjera tha se nuk e do kryenegociator të bisedimeve Fatmir Limajn. Madje ai e ka quajtur edhe një nga kriminelët e luftës, që organet e ndjekjes në Serbi kanë fakte akuzuese. E për këtë ka reaguar Nisma, përmes […]

Madje ai e ka quajtur edhe një nga kriminelët e luftës, që organet e ndjekjes në Serbi kanë fakte akuzuese.

E për këtë ka reaguar Nisma, përmes anëtarit të kryesisë së saj, Endrit Shala.

Shala ka thënë se tash e sa vite Serbia nuk vendos se kush e udhëheq dhe e përfaqëson popullin e Kosovës.

“As Vuçiqi nuk do ta ketë këtë mundësi asnjëherë. Kosova është shtet, i ka institucionet e veta dhe e përcakton vetë kush e udhëheq Kosovën dhe nuk merremi me deklaratat e një ish-ministri të Millosheviqit”, ka thënë Shala, thuhet në një postim të Nismës në Facebook, transmeton Koha.net.

Ai shton se, “në fakt, Vuçiqi sa ka qenë ministër e zëdhënës i regjimit kriminal të Millosheviqit, e pati krijuar një ekip të ashtuquajtur ‘shqiptarë të ndershëm’, që sipas tij, përfaqësonin shqiptarët, madje edhe në Rambuje i ka pas në delegacionin serb. Ajo kohë ka përfunduar moti. Sikurse që ne në Kosovë nuk mund të vendosim kush e përfaqëson Serbinë, pavarësisht që në krye të atij shteti është njeriu që ka projektuar e zbatuar spastrimet etnike në Kroaci, Bosnjë e Kosovë”.

Sigurisht, shton Shala, jo të gjithë kanë aktgjykime të formës së prerë të dënuar për gjenocid e krime kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë.

“Pavarësisht, kësaj, ne jemi të përkushtuar për dialog, mirëkuptim e paqe me gjithë fqinjët tanë, duke i respektuar interesat e secilit, pa i cenuar interesat e shtetit të Kosovës. Vuçiq duhet ta ketë të qartë se Qeveria e Kosovës ka vendosur zotëri Limajn udhëheqës të negociatave. Nëse Vuçiq dëshiron të ketë negociata me Kosovën, atëherë ai duhet ta dijë se kryenegociatori i bisedimeve, i caktuar nga Qeveria e Kosovës, është zotëri Limaj”, ka thënë Shala.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?