Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë dhe paralajmëron shkarkime

Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë dhe paralajmëron shkarkime

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka thirrur në një takim jashtë axhende krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët i ka paralajmëruar me shkarkime nëse vrasjet nuk zbardhen dhe situata e rendit nuk ndryshon. Takimi i cili është zhvilluar me tone të ashpra është mbajtur paraditen e së dielës në ambientet e […]

Takimi i cili është zhvilluar me tone të ashpra është mbajtur paraditen e së dielës në ambientet e Ministrisë së Brendshme. Drejtuesit lokalë të organeve të rendit në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Shkodër  bashkë me kreun e policisë së shtetit Ardi Veliu kanë marrë kritika të forta nga ministri i Brendshëm në lidhje me vrasjet e tipi mafioz që kanë kanë ndodhur muajt e fundit.

Objekti i takimit ka qenë edhe siguria publike në vend, sulmi me armë ndaj gazetares Klodiana Lala në Tiranë, por edhe numri në rritje i viktmave nga aksidentet rrugore.

Me tone të ashpra, ministri i Brendshëm u ka bërë të ditur krerëve të policisë në qendër dhe në qarqe se nëse situata nuk ndryshon brenda këtij muaji masat do të jetë ekstreme deri në shkarkim nga detyra.

Xhafaj ka kërkuar që të analizohet puna e sektorëve të hetimit në drejtoritë e qarqeve ku ka ngjarje të pazbardhura dhe të merren masa për ndryshimin e situatës.

Gjatë takimit mininistri i Brendshëm i ka kërkuar drejtorit të përgjithshëm të policisë, largimin e menjëhershëm nga drejtoritë vendore apo policia kriminale të efektivëve të paaftë dhe të atyre për të cilët ka të dhëna për implikim në aktivitete të paligjshme.

Gjatë diskutimit me krerët e policisë Xhafaj u ka kërkuar vartësve të rrisin bashkëpunimin me institucionet e tjera me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Ai i ka kërkuar drejtorëve në qendër dhe qarqe që të denoncojnë në rastet kur prokurorët zvarrisin hetimet apo bëhen pengesë për ndalimin e arrestimit të autorëve të veprave penale në vend.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?