Nexhmedin Spahiu sulmon drenicakët që protestuan: Haxhiqamila, shkoni në kufi të vendit

Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu ka bërë një tjetër postim në llogarinë e tij në “Facebook” në lidhje me zhvillimet e fundit politike, konkretisht me protestën e disa qytetarëve nga Drenica kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiqit në Banjë të komunës së Skënderajit, shkruan Periskopi. Ai i ka quajtur ‘haxhiqamila” protestuesit nga Mitrovica duke i akuzuar […]
Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu ka bërë një tjetër postim në llogarinë e tij në “Facebook” në lidhje me zhvillimet e fundit politike, konkretisht me protestën e disa qytetarëve nga Drenica kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiqit në Banjë të komunës së Skënderajit, shkruan Periskopi.
Ai i ka quajtur ‘haxhiqamila” protestuesit nga Mitrovica duke i akuzuar për hipokrizi, duke qenë se ata nuk kishin dalë ta pengonin presidentin serb në shkuarjen e tij në Gazivodë.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:
Paraqitën Haxhiqamilët e Kosovës. Për ta nuk qenka problem që Vuçiqi vjen në Gazivodë por problem kur ai vjen në Drenicë!?. Po të ishin patriota tamam ata do t’ia zinin rrugën Vuçiqit në kufi të vendit e jo në hyrje të Drenicës.












