Në New York rihapet stacioni i metrosë që u shkatërrua nga sulmi i 11 Shtatorit

Në New York rihapet stacioni i metrosë që u shkatërrua nga sulmi i 11 Shtatorit

Një stacion metroje në Nju Jork, që u shkatërrua gjatë sulmit terrorist të 11 shtatorit ndaj Qendrës Botërore të Tregëtisë, u rihap pas 17 vjetësh. Qyteti i Nju Jorkut ka shpenzuar 181.8 milionë dollarë për të rindërtuar stacionin e rrugës Cortland, nën Qendrën Botërore të Tregëtisë. Tavani duhej rindërtuar plotësisht pasi pjesë të Qendrës Botërore […]

Një stacion metroje në Nju Jork, që u shkatërrua gjatë sulmit terrorist të 11 shtatorit ndaj Qendrës Botërore të Tregëtisë, u rihap pas 17 vjetësh.

Qyteti i Nju Jorkut ka shpenzuar 181.8 milionë dollarë për të rindërtuar stacionin e rrugës Cortland, nën Qendrën Botërore të Tregëtisë. Tavani duhej rindërtuar plotësisht pasi pjesë të Qendrës Botërore të Tregëtisë, ranë. Edhe shinat duheshin zëvendësuar. Emri i ri i stacionit është Cortland në Qendrën Botërore të Tregëtisë.

Treni i parë që mbërrin në platformën e stacionit të rindërtuar, u përshëndet me brohoritje dhe hare të shtunën.

“Nuk më besohet që pas 17 vjetësh, vjet dita që ndalon përsëri këtu”, thotë Fideo Molina nga Bronks i Nju Jorkut.

Stacioni i rindërtuar ka një mozaik prej mermeri të quajtur “Kor” të artistes, Ann Hamilton. Puna e saj përfshin tekste nga Deklarata e Pavarësisë e vitit 1776 dhe deklarata e të Drejtave të Njeriut e OKB-së.

“Kemi punuar vërtet me intensitet gjatë tre viteve të fundit për ta rindërtuar stacionin në këtë vend shumë simbolik dhe të veçantë në Nju Jork. Puna artistike është spektakolare. Është një nderim i përshtatshëm për ata që humbën jetën më 11 shtator”, thotë Andy Byford i Agjencisë Metropolitane të Transportit.

Rinovimi filloi vonë, sepse po punohej në zonën mbi tokë që u shkatërrua në sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Por, projekti përfundoi në kohë për të shënuar 17 vjetorin e sulmit më të rëndë terrorist në Shtetet e Bashkuara. Mbi 2 mijë e 700 vetë humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën kur dy avionët goditën qendrën dhe përmbysën kullat binjake. Babai i Walter Matuzës u vra në Kullën Veriore, kur Walter ishte vetëm 10 vjeç.

I biri i një viktime të sulmit të 11 shtatorit

“Është fantastike të jem këtu dhe të bëj fotografi të shenjës së Qendrës Botërore të Tregëtisë”.

Zyrtarët e transportit thonë se Cortland në Qendrën Botërore të Tregëtisë nuk është thjesht një stacion i ri, është një simbol i vendosmërisë së njojorkezëve jo vetëm për të rindërtuar por edhe për të përmirësuar gjithë zonën përreth Qendrës. /VoA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?