Në Arabi satira do të dënohet me burgim

Arabia Saudite ka deklaruar se të gjithë ata të cilat postojnë tekste me gjuhë satirike , do të dënohen deri me 5 vite burgim. Prokurori publik i mbretërisë ka thënë se satira e cila prish “rendi publik” do të dënohet pasi dërgojnë vendin në mospajtime. Sunduesi i mbretërisë ka tërhequr vërejtjen për kritika me të […]
Prokurori publik i mbretërisë ka thënë se satira e cila prish “rendi publik” do të dënohet pasi dërgojnë vendin në mospajtime.
Sunduesi i mbretërisë ka tërhequr vërejtjen për kritika me të cilat po ballafaqohet nga organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut, duke mos përjashtuar as disidentët e tij politik.
Dhjetëra qytetar sauditë janë dënuar më akuza të tilla pasi kanë pasur mosmarrëveshjen me ligjet, veçanërisht me postimet të cilat po bëhen në rrjetin social “Twitter”.
Mesazhi i prokurorit publik:
Shpërndarja e teksteve satirike që provokon dhe përçan rendin publik, vlerat fetare dhe moralin publik përmes mediave sociale … do të konsiderohet si një krimin kibernetik që dënohet me burgim maksimal prej pesë vjetësh dhe një gjobë prej 800,000$.












