Në AKI s’ka kontroll të punëtorëve, vrasja erdhi si dështim i sigurisë

Agjencia Kosovare e Inteligjencës nuk u bën kontrolle të sigurisë punëtorëve të saj gjatë hyrje-daljeve në institucionin, i cili do të duhej të ishte garantues edhe i sigurisë kombëtare. I dyshuari për vrasjen e kolegut të tij, punëtori i sigurimit të AKI-së, Valon Ibërdemaj, ka hyrë në këtë objekt me armë pa leje gati çdo […]
Një gjë të tillë ua ka thënë vetë edhe hetuesve. Askush në AKI nuk e ka kontrolluar Ibërdemajn se çfarë po fuste brenda.
Ibërdemaj kishte pasur probleme të mëdha para pak kohe brenda në AKI. Siç ka mësuar gazeta, ai ka qenë agjent i AKI-së, porse për shkak të një problemi është degraduar në pozitën e sigurimit. Gazeta nuk ka arritur të marrë vesh natyrën e problemit.
Për këtë çështje “Koha Ditore” qe dy ditë radhazi i ka drejtuar pyetje AKI-së, por ata nuk janë përgjigjur.
Megjithatë se Ibërdemaj ishte agjent e kanë konfirmuar në Prokurorinë e Shtetit. Koordinatori për media në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njëkohësisht edhe zëvendëskryeprokuror i kësaj prokurorie ka deklaruar se e ka këtë informatë.












