Mustafa: Po mundohen ta përçajnë LDK’në sepse do t’i fitojmë zgjedhjet e reja

Mustafa: Po mundohen ta përçajnë LDK’në sepse do t’i fitojmë zgjedhjet e reja

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se po zhvillohen sulme të orkestruara ndaj partisë së tij dhe ndaj tij personalisht. Ai ka thënë se e di që ‘qëllimi i ideatorëve të sulmeve të tilla, janë ta përçajnë LDK’në sepse kjo parti iu shkakton problem për zgjedhjet e reja’. Por, nuk munden, thotë Isa Mustafa […]

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se po zhvillohen sulme të orkestruara ndaj partisë së tij dhe ndaj tij personalisht.

Ai ka thënë se e di që ‘qëllimi i ideatorëve të sulmeve të tilla, janë ta përçajnë LDK’në sepse kjo parti iu shkakton problem për zgjedhjet e reja’.

Por, nuk munden, thotë Isa Mustafa në një postim në Facebook, ku edhe një herë ka përgënjeshtruar Thaçin lidhur me Asociacionin e komunave serbe, duke pohuar se është Thaçi ai që ka nënshkruar një marrëveshje të tillë.

Mustafa ka kritikuar Thaçin edhe për çështjen e shndërrimit të FSK’së në ushtri, duke thënë se ky proces nuk mund të bëhej me Shtërpcën e Graçanicën, por duhet të bëhet në bashkërendim me aleatët ndërkombëtarë, shkruan Periskopi.

Ja edhe postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Ditëve të fundit po zhvillohet një sulm i orkestruar ndaj LDK-së dhe ndaj meje si Kryetar i LDK-së. E di që ata kanë dëshirë ta përçajnë LDK-në sepse iu krijon problem për zgjedhje të reja. Por nuk munden, nga se po shërbehen me të pavërteta kurse opinion është ngopur me to.

E para. Dje thash se vendimi për Asociacionin ka rezultuar nga Marrëveshja e parë, të cilën e ka nënshkruar Hashim Thaçi dhe e ka ratifikuar Kuvendi. Edhe një ministër që bënte shumë zhurmë me të pavërteta për këtë çështje, por për të cilin më parë kam pasur përshtypje për një djalë të edukuar dhe të pjekur, dje e pranoi se edhe Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Asociacioni duhet të themelohet bazuar në marrëveshjen e parë dhe të Ligjit mbi ratifikimin e kësaj marrëveshje, jo në dokumentin e parimeve që unë e kam nënshkruar. Atëherë nëse dikush e ka sjellë Republika Serpsken në Kosovë sipas tij, për çfarë unë mendoj se e ka gabim, do të ishte kjo marrëveshje e nënshkruar nga shefi i tij.

E dyta. LDK dhe unë publikisht e kemi kundërshtuar në vitin 2014 vazhdimin e vendeve të rezervuara për minoritetet në Kosovë dhe kemi kërkuar të veprohet sipas Kushtetutës dhe Pakos së Ahtisarit, që këto vende pas konsumimit të tyre prej dy mandateve të kalojnë në vende të garantuara. Po të veprohej ashtu siç PDK dhe subjektet tjera kërkonin atëherë, çdo vend i fituar përmes zgjedhjeve në Kuvend do të ishte shtesë, përveç 10 vendeve të rezervuara komunitetit serb të Kosovës dhe komuniteteve të tjera. Me këtë veprim sot Lista Serbe do të kishte mbi 15 deputet në Kuvend dhe pakicat do të ishin forca më e madhe politike në Kosovë, ku mbi 90% janë shqiptar. Kjo do të nënkuptonte Ahtisari plus, dhe një situatë që kurrë nuk do të arrinim ta ndryshojmë sepse nevojiten dy të tretat e dyfishta, e as serbet e as tjeret nuk do të votonin kundër vetvetes.

Është ironike të lidhet kjo me FSK-në dhe shndërrimin e saj në Forcë të Armatosur. Transformimi i FSK-së bëhet në bashkërenditje me partnerët tanë, NATO-n, SHBA-të dhe BE-në, jo me njerëz të Graçanicës dhe Shtërpcës, sepse për fat të keq ata, deshën apo jo, janë diktuar dhe diktohen nga Beogradi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?