Murati: Vetëvendosje ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, thotë se qëndrimet e Vetëvendosjes lidhur me Luginën, janë shumë absurde. Thotë se me të gjitha veprimet e fundit, partitë politike po tregojnë se duan ta çojnë vendin në zgjedhje, shkruan Periskopi. “Me krejt këto veprime po projektohen zgjedhjet, domethënë askush nuk po e shikon interesin e Kosovës, […]
Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, thotë se qëndrimet e Vetëvendosjes lidhur me Luginën, janë shumë absurde. Thotë se me të gjitha veprimet e fundit, partitë politike po tregojnë se duan ta çojnë vendin në zgjedhje, shkruan Periskopi.
“Me krejt këto veprime po projektohen zgjedhjet, domethënë askush nuk po e shikon interesin e Kosovës, krejt kjo është një farsë. Kjo besoj se është thelbi i gjithë problemit”, ka thënë Murati, transmeton Periskopi.
I pyteur se a nënkupton qëndrimi i Vetëvendosjes rredh idesë për Luginën e Preshevës se kjo parti ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar, Murati u përgjigj:
“Kanë hequr dorë edhe nga ajo që herë thonë publikisht e herë jopublikisht lidhur me Luginën. Është vështirë të mbahen dy qëndrime kontradiktore. Duhet të qartësohen me pozicionet e tyre”, ka thënë ai.
Thirrja jonë e vazhdueshme ka qenë që po, ta bëjmë një rezolutë për dialog. Ne kemi thënë, minimumi i kompromisit është reciprociteti. Të themi ato të drejta që i kanë serbët në Kosovë, t’i kenë edhe shqiptarët në Luginë. Ky do të mund të ishte boshti i një platformepa u përmendur ndryshimi i kufijve ose territori/Periskopi/












