MPJ zbulon lojën e Gjuriqit: Ne i kemi dhënë leje për të hyrë në Kosovë

Ministria e Punëve të jashtme përmes një komunikate për mediaka reaguar pas “vetviktimizimit të zyrtarëve serbë”, për mos lejim të hyrjes së tyre në Kosovë. Është raportuar se drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriqit, nuk i ishte lejuar sot hyrja në Kosovë, e këtë e ka mohuar MPJ-ja, duke thënë se kishte […]
Është raportuar se drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriqit, nuk i ishte lejuar sot hyrja në Kosovë, e këtë e ka mohuar MPJ-ja, duke thënë se kishte aprovuar kërkesën e tij për vizitë në Kosovë.
“Me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, dëshirojmë t’ju njoftojmë, që bazuar në rregullat dhe procedurat në fuqi, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, pas pranimit të kërkesës për vizitë në Kosovë nga ana e, Marko Gjuriq, e ka aprovuar kërkesën dhe e njëjta i është përcjellë edhe Gjuriqit dhe autoriteteve përkatëse”, thotë MPJ, përmes një komunikate për media.
Gjuriqi ka deklaruar se mos lejimi i tij për të hyrë në Kosovë është “një lëvizje skandaloze nga Prishtina.
Megjithatë, MPJ-ja thotë se ky është teatri i inskenuar i Gjuriqit.
“Andaj, teatri i inskenuar nga ana e Gjuriqit, për gjoja refuzim të kërkesës për hyrje në Kosovë, është vetëm një përpjekje e dëshpëruar e tij për ta paraqitur Kosovën si palë jo bashkëpunuese”, thuhet në komunikatë.
Në të kaluarën, sikurse që do të ndodhë edhe më tutje, MPJ miraton ose refuzon kërkesa.
“Dhe, secilit vendim i kemi qëndruar ballëhapur. Nuk kemi nevojë për dramaticitet të shtirur në këtë fazë kur po punojmë intensivisht për evropianizimin e rajonit”, thuhet në komunikatë.












