MPB-ja thotë se ka rënë numri i shtetasve të Kosovës që i bashkohen ISIS-it

MPB-ja thotë se ka rënë numri i shtetasve të Kosovës që i bashkohen ISIS-it

Me ftesë të ministrit të Brendshëm të Austrisë, Herbert Kickel, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi po merr pjesë në konferencën ministrore e partnerëve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Vjenë me temë: “Siguria dhe Migracioni – Promovimi i Partneritetit dhe Pajtimit”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Gashi […]

Gashi gjatë dy ditëve të kësaj konference, do të diskutojë lidhur me interesin e përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për t’iu përgjigjur problemeve që lidhen me sigurinë, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e të gjithë vendeve.

“Siç e dimë të gjithë, në ditët tona, terrorizmi ndërkombëtar dhe ekstremizmi i dhunshëm fetar vazhdojnë të mbeten një nga kërcënimet kryesore të sigurisë, si në Ballkanin Perëndimor edhe në vendet e tjera të botës. Mjedisi ndërkombëtar i sigurisë është bërë më i paparashikueshëm dhe i mbushur me shumë sfida që shkojnë edhe shumë larg përtej Evropës”, tha Gashi.

Ai theksoi se Qeveria e Kosovës e ka gjykuar dukurinë e terrorizmit dhe të ekstremizmit, si një dukuri me synime të trefishtë, si përpjekje për goditur sigurinë e Kosovës, si përpjekje për të krijuar mbështetje afatgjate në Kosovë dhe si përpjekje për të dërguar ushtarë për shtetin islamik duke shpërdoruar besimin fetar të myslimanëve të Kosovës.

“Si rrjedhojë e këtyre përpjekjeve të Republikës së Kosovës ka një zvogëlim shumë të dukshëm të kësaj dukurie. Në vitet 2017-2018, numri i njerëzve nga Kosova që kanë shkuar në zonat e konfliktit ka qenë zero, një rënie e dukshme krahasuar me vitet 2013-2014”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Konferenca do të vazhdojë edhe nesër, ku Gashi do të takojë ministra dhe përfaqësues të shteteve të Ballkanit, më të cilët do të bisedojë për të ardhmen e përbashkët të vendeve, sa i përket formave të bashkëpunimit për rritjen e sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe të organizatave ndërkombëtare, siç janë INTERPOL, EUROPOL, FRONTEX, IOM, UNCHR, ICMPD, IACA, MARRI, etj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?