Momenti kur bie izolimi i tavanit të shkollës në Gjilan, në klasë ndodheshin 10 nxënës

Momenti kur bie izolimi i tavanit të shkollës në Gjilan, në klasë ndodheshin 10 nxënës

Disa minuta para se të fillonte mësimi të martën në klasën e katërt të shkollës fillore “Vehbi Ibrahimi” në fshatin Uglarë të Gjilanit, është shkëputur dhe ka rënë një pjesë e izolimit të tavanit derisa në klasë ndodheshin së paku 10 nxënës. Pjesa e stiroporit që ka qenë e ngjitur për plafon kishte filluar të […]

Pjesa e stiroporit që ka qenë e ngjitur për plafon kishte filluar të bjerë ngadalë, kështu që incidenti ka kaluar pa lëndime edhe pse drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica ka thënë që në momentin kur ka filluar të bie pjesa e izoluar me stiropor.

“Ne kemi marrë informatë prej drejtorit të shkollës, por tashmë është duke u hetuar rasti. Ne kemi vizituar mbrëmë shkollën dhe realisht ka rënë një pjesë e stiroporit që ka qenë i ngjitur në plafon. Sipas drejtorit të shkollës kanë qenë nxënësat në klasë por stiropori ka filluar të zhvendoset ngadalë. Tashmë ka mbetur varur pjesa e stiroporit”, ka thënë Gagica në një prononcim për Insajderin.

Gagica ka bërë të ditur se një renovim në shkollën “Vehbi Ibrahimi” ka përfunduar rreth dy muaj më parë. Ai po ashtu tha se momentalisht është ndërprerë mësimi për shkak të një ekspertize që është duke kryer Prokuroria Themelore e Gjilanit.

“Për të filluar mësimi duhet të presim deri sa të bëhet një ekspertizë nga Prokuroria”, ka shtuar Gagica.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit kanë ndaluar dhe i kanë vënë masë paraburgimi prej 48 orësh pronarit të kompanisë “SHPK CDC” që kishte kryer renovimin e shkollës.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës bëri të ditur sot se 10 nxënës të klasës së katërt në shkollë kanë qenë në klasë kur ka rënë pjesa e izolimit me stiropor nga tavani.

“Në Shkollën e Mesme te Ulët ‘Vehbi Ibrahimi’ në fshatin Uglar, KK.Gjilan ankuesi drejtori i shkollës raporton se në njërën klase të shkollës deri sa 10 nxënës te klasës IV/1 kanë qenë në klasë ka rënë pjesa e izoluar me stiropor nga pllaka e epërme (plafoni-tavani)”, ka thënë Policia e Kosovës.

Ndërkaq, prokurori i caktuar për këtë rast, Agron Uka i ka thënë Insajderit se Prokuroria do të vazhdojë hetimet për të mësuar shkaqet e këtij incidenti.

“Ne kemi mendu se bëhet fjalë për pllakën e betonit, pastaj kemi mësuar se janë ato pllakat… gips pllakat”, deklaroi Uka, teksa njoftoi edhe për ndalimin e pronarit të kompanisë SH.P.K CDC. “Po e kemi ndaluar një person, por tash ka mbetur t’i shohim rrethanat. Duhet të shohim nesër, sepse ne menduam nëse ka diçka tjetër aty”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?