Molliqaj: Vetëm në këtë mënyrë do mbështesnim ekipin negociator për dialog

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ka vetëm një mënyrë që partia e tij do ta mbështeste ekipin e propozuar negociator për bisedime me Serbinë. Ai thotë se Kuvendi duhet ta marrë pronësinë e dialogut, duke shtuar se kjo nuk nënkupton që Kuvendi ta drejtojë atë, por të jetë bartës i këtij procesi, […]
Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ka vetëm një mënyrë që partia e tij do ta mbështeste ekipin e propozuar negociator për bisedime me Serbinë. Ai thotë se Kuvendi duhet ta marrë pronësinë e dialogut, duke shtuar se kjo nuk nënkupton që Kuvendi ta drejtojë atë, por të jetë bartës i këtij procesi, shkruan Periskopi.
“Veprimet e tyne sot nuk janë në kundërshtim me interesat e Vuçiqit. Mendoj se kjo është gabim, nëse duan të shkojnë në dialog duhet të kenë koordinim me opozitën. Në kundërshtim me krejt atë që kanë investu, po thonë dicka tjetër. Ka një qeveri jofunksionale dhe opozitë shumë kundërshtuese ndaj saj. Mendoj se edhe Haradinaj edhe kabineti i tij kanë zgjedhur rrugë të gabuar. Deri më tani vetëm PSD e ka bërë të qartë se si e sheh mënyrën e drejtimit të dialogut. Mendojmë se Kuvendi duhet ta marrë pronësinë e këtij dialogu, jo ta drejtojë por ta legjitimojë ose deligjitimojë këtë punë, përmes 2/3, por kjo nuk është e mundur pa opozitën. Për këtë ne besojmë se është rruga e duhur. Mendojmë se në këtë mënyrë duhet t ëmiratohet edhe platform. Edhe ekipi nëse formohet ai duhet ta marrë mbështetjen e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Molliqaj./Periskopi/.












