Molliqaj: Pushtetit gjithmonë i gjindet dikush nga LDK në momente kritike, Teuta Rugova

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, thotë se pushtetit gjithmonë në momente kritike i gjindet dikush nga LDK. Ai thotë se LDK duhet të tregojë a është Teuta Rugova apo jo në LDK. Postimi i plotë i tij: Gjithmonë në momente kritike pushtetit i gjindet dikush nga LDK. Herë me plan partiak e herë pa të, […]
Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, thotë se pushtetit gjithmonë në momente kritike i gjindet dikush nga LDK.
Ai thotë se LDK duhet të tregojë a është Teuta Rugova apo jo në LDK.
Postimi i plotë i tij:
Gjithmonë në momente kritike pushtetit i gjindet dikush nga LDK. Herë me plan partiak e herë pa të, por Thaçi gjithmonë del nga kriza përmes dikujt të kësaj partie.
LDK ose duhet të tregojë që Teuta Rugova nuk është LDK, ose duhet ta pranojë se po e mbështet Thaçin.
Ndryshe, sa i përket qëndrimit të PSD’së, Molliqaj, ka thënë se ka vetëm një mënyrë që partia e tij do ta mbështeste ekipin e propozuar negociator për bisedime me Serbinë. Ai thotë se Kuvendi duhet ta marrë pronësinë e dialogut, duke shtuar se kjo nuk nënkupton që Kuvendi ta drejtojë atë, por të jetë bartës i këtij procesi, shkruan Periskopi.
“Veprimet e tyne sot nuk janë në kundërshtim me interesat e Vuçiqit. Mendoj se kjo është gabim, nëse duan të shkojnë në dialog duhet të kenë koordinim me opozitën. Në kundërshtim me krejt atë që kanë investu, po thonë dicka tjetër. Ka një qeveri jofunksionale dhe opozitë shumë kundërshtuese ndaj saj. Mendoj se edhe Haradinaj edhe kabineti i tij kanë zgjedhur rrugë të gabuar. Deri më tani vetëm PSD e ka bërë të qartë se si e sheh mënyrën e drejtimit të dialogut. Mendojmë se Kuvendi duhet ta marrë pronësinë e këtij dialogu, jo ta drejtojë por ta legjitimojë ose deligjitimojë këtë punë, përmes 2/3, por kjo nuk është e mundur pa opozitën. Për këtë ne besojmë se është rruga e duhur. Mendojmë se në këtë mënyrë duhet t ëmiratohet edhe platform. Edhe ekipi nëse formohet ai duhet ta marrë mbështetjen e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Molliqaj./Periskopi/.












