Mogherini: Ekziston shans real që të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

Mogherini: Ekziston shans real që të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, beson se ekziston një shans real për presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi për të arritur një marrëveshje që do të zgjidhë çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës. Duke folur në konferencën vjetore të ambasadorëve të BE-së, Mogherini theksoi se Ballkani kishte qenë “tepër intensiv” gjatë vitit të […]

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, beson se ekziston një shans real për presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi për të arritur një marrëveshje që do të zgjidhë çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës.

Duke folur në konferencën vjetore të ambasadorëve të BE-së, Mogherini theksoi se Ballkani kishte qenë “tepër intensiv” gjatë vitit të kaluar, por që muajt e ardhshëm do të jenë “edhe më të rëndësishëm”.

“Viti i ardhshëm bëhen 20 vjet nga lufta në Kosovë dhe është koha që të përfundojë ky konflikt. Ka një shans të vërtetë për presidentët Vuçiq dhe Thaçi për të arritur një marrëveshje që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha ajo, transmeton KosovaPress.

Ajo tha se një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme ligjore duhet të normalizojë marrëdhëniet e të dyja palëve, të jetë plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të ndihmojë në stabilizimin e rajonit.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, së bashku me partnerët tanë në Evropë, rajon dhe bashkësi ndërkombëtare, sidomos në Këshillin e Sigurimit të OKB, për të mbështetur këto negociata përmes dialogut dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare”, tha kryediplomatja evropiane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?